GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Ju nuk guxoni ta dërgoni Vuçiç në Hagë

11:36 - 07/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Ju nuk guxoni ta dërgoni Vuçiç në Hagë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha e ka dënuar me tone të ashpra gjenocidin në Srebrenicë nga Foltorja e Kuvendit. Nga njëra anë ai ka përshëndetur rezolutën e propozuar nga mazhoranca në të cilën dënohet gjenocidi i Srebrenicës, por nga ana tjetër i ka akuzuar se po “mbrojnë” Vuçiçin dhe Millosheviçin.

Sipas tij, rezoluta është hartuar “me zemër të thyer.” Berisha theksoi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të gjykohet në Hagë për krime lufte, por qeveria jonë nuk e ka guximin.

“Gjenocidi si forma më e urryer, më e rëndë e krimeve kundër njeriut dhe njerëzimit nuk mund të mos më sillte këtu për ta dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe barbaritë serbe në rajon. Pasi refuzuat një rezolutë të paraqitur nga opozita një muaj më parë, ju sollët një rezolutë të cilën unë e vlerësoj për sak kohë dënon gjenocidin. Por rezoluta juaj është një rezolutë e njerëzve me qëndrim të dyfishtë. Nga një anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit në Bosnje Sllobodan Millosheviçin dhe si vëllun e Ramës, Vuçiç. Por si mund ta bëni ju këtë? Në gjithë mediet e botës ekziston deklarata në Parlament por dhe në Bosnje Vuçiçi cili zotohet se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë. Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai është Haga. Ju jo vetëm nuk guxoni të kërkoni gjykimin e tij në Hagë, por bëni gjithçka për ta kufizuar. Pse bëni strucin? Çfarë ju shtyn mos jeni të hapur dhe ta dënoni me gjithë shpirt e zemër masakrën më të madhe që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore? Ju nuk pranoni ta dënoni. Ju nuk pranoni të dënoni Vuçiçin, i cili është i filmuar duke deklaruar se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë, njëlloj si  në rregullin e gestapos. Nga ana tjetër flisni për Ukrainën, por pranoni në Shqipëri xhelatët serbë që ju vijnë nga Beogradi. Keni ju një marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar vrasësit? Prandaj dhe rezoluta sigurisht për dënimin e gjenocidit serb është domosdoshmëri, por ju e keni me zemër të thyer”, tha Berisha.

Etiketa: berishagjenocidHagekuvend

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
“Shoferët e transportit publik janë kërcënuar për…”, demokrati zbulon pengesat e protestuesve

“Shoferët e transportit publik janë kërcënuar për...”, demokrati zbulon pengesat e protestuesve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com