GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rezultati i PISA-s për arsimin/ Studiuesi: Të dhënat e Shqipërisë me sinjal të kuq! Dyshohet se janë fasifikuar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Muka: Kreu i ri i AKSHI-t mbrojti doktoraturën duke kopjuar leksionet e një profesoreje rumune
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studiuesi Taulant Muka ka reaguar lidhur me rezultatet e Shqipërisë në raportin PISA 2025, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën e përzgjedhjes së kampionit dhe përfaqësimin e shkollave shqiptare në testim.

Muka thekson se mes shifrave të raportit ndodhet një element që, sipas tij, nuk duhet anashkaluar, rezultatet e Shqipërisë shoqërohen me një “sinjal të kuq” për mënyrën se si duhet të interpretohen.

Sipas studiuesit, shkollat me më pak se 21 nxënës të kualifikueshëm për PISA nuk janë kontaktuar fare për testimin. Ai i referohet vlerësimit të OECD-së se shkollat që kanë mbetur jashtë kampionit mund të jenë në mënyrë disproporcionale në zona rurale dhe socio-ekonomikisht më të disavantazhuara, ku rezultatet historikisht kanë qenë më të ulëta.

Një tjetër problem i evidentuar nga Muka lidhet me pjesëmarrjen e shkollave të kontaktuara. Sipas të dhënave të raportit, vetëm 76% e shkollave u përgjigjën, ndërsa standardi i PISA-s është një normë pjesëmarrjeje prej të paktën 85%.

Studiuesi thekson se OECD e përshkruan mungesën e shkollave të vogla si një “structural coverage gap”, një boshllëk strukturor në mbulimin e kampionit që nuk mund të korrigjohet përmes metodave statistikore.

Për këtë arsye, Shqipëria është shënuar me një asterisk (*) në raport, ndërsa raportimi për vendin është kufizuar dhe OECD nuk ka raportuar trendin e rezultateve të Shqipërisë.

Sipas Mukës, këto të dhëna nënkuptojnë se kampioni mund të ketë një bias në favor të rezultateve më të larta, pasi shkollat e vogla dhe nxënësit nga zona më të varfra apo rurale mund të jenë të nënpërfaqësuar.

Studiuesi ngre edhe një pikëpyetje mbi arsyen e kësaj problematike. Ai pyet nëse bëhet fjalë vetëm për një problem metodologjik në organizimin e testimit apo nëse mënyra e përzgjedhjes së kampionit mund të ketë favorizuar një rezultat më pozitiv për Shqipërinë.

Sipas Mukës, kjo është një çështje që kërkon vëmendje të veçantë në interpretimin e rezultateve të PISA 2025, pasi shifrat nuk mund të shihen të shkëputura nga kufizimet që OECD ka evidentuar për kampionin shqiptar.

Etiketa: falsifikimPISArezultate

Lajme të lidhura

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës
Breaking Views

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Para
Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të ndjekur kuqezinjtë në kuadër të UEFA Nations League

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të ndjekur kuqezinjtë në kuadër të UEFA Nations League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com