GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Botërori drejt një tjetër surprize të madhe, Kongo në avantazh në pjesën e parë me Anglinë

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Botërori drejt një tjetër surprize të madhe, Kongo në avantazh në pjesën e parë me Anglinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Republika Demokratike e Kongos ka realizuar një pjesë të parë të jashtëzakonshme ndaj Anglisë, duke e mbyllur 45-minutëshin e parë me epërsinë 1-0 në sfidën e fazës së 1/16-tës së Kupës së Botës.

Goli i avantazhit për skuadrën afrikane erdhi në minutën e 7-të nga Brian Cipenga.

Sulmuesi kongolez përfitoi nga një top i ardhur në hyrje të zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në cepin e poshtëm të portës së Jordan Pickford.

Pas golit të pësuar, Anglia mori kontrollin e lojës dhe nisi presionin ndaj mbrojtjes së Kongos, por pa arritur të gjejë rrugën drejt rrjetës.

Jude Bellingham pati një rast të artë në minutën e 30-të, por goditja e tij me kokë u ndal nga një pritje spektakolare e portierit Lionel Mpasi-Nzau.

Momenti më i afërt me barazimin për “Tre Luanët” erdhi në fund të pjesës së parë, kur Harry Kane goditi nga një distancë shumë e afërt, por sërish portieri kongolez ishte në lartësinë e duhur dhe shpëtoi skuadrën e tij.

Nga ana tjetër, Kongoja tregoi se nuk ishte vetëm në mbrojtje dhe pati mundësinë për të dyfishuar avantazhin. Yoane Wissa goditi shtyllën në minutën e 42-të pas një kundërsulmi të shpejtë.

Anglia kërkoi një penallti pas një kontakti me Harry Kane në zonë, por pas rishikimit të VAR-it, arbitri Adham Makhadmeh vendosi të vazhdojë lojën.

Kongoja po zhvillon një paraqitje perfekte taktike, ndërsa Anglia duhet të ndryshojë diçka në pjesën e dytë për të shmangur një eliminim të bujshëm nga Kupa e Botës.

 

Etiketa: Botërori 2026pjesa e parerezultatiSurprize

Lajme të lidhura

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!
Sport

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Para

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com