GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Rigoni i kuq ju shpëton jetën, zbuloni përse

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Rigoni i kuq ju shpëton jetën, zbuloni përse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme. Karakteristika e veçantë e tij është se kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm. Studime të mirëfillta shkencore kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë.

 

Vlerat mjekësore të rigonit të kuq

Ju tregojmë se e njëjta sasi përmban 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate, 12 herë më shumë se në një gram portokalle dhe 4 herë më shumë se boronicat.

Të dy varietetet e rigonit, si ai i kuq dhe ai bardhë janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Por varieteti i rigonit të kuq cilësohet shkencërisht si kultivari me përqendrimin më të madh të vlerave, kjo krahasuar me kutivarin e rigonit të bardhë.

Rigonin e bardhë e gjeni kudo në pikat e shitjes në vend, ndërsa rigoni i kuq gjendet në sasi më të kufizuara dhe tregtohet në farmacitë bimore ose në pika e tregtimit të bimëve mjekësore.

Çaji i rigonit të kuq ose çaji alpin apo çaji i bjeshkëve ndihmon kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak.

Bima për çaj përbëhet nga pjesa mbi tokë e rigonit te kuq, i cili është një bimë barishtore shumëvjeçare, karakteristikë e zonave pyjore deri ne zonat malore. Bima e rigonit të kuq ka kërcell me një ngjyrim të kuqërremtë, me lule të vogla me ngjyrë të purpurt.

 

Vlerat natyrale të rigonit të kuq

Bima e rigonit të kuq përmban plot substanta esenciale, antioksidantë dhe tanina etj. Rigoni i kuq funksionon për rregullimin e problemeve me tretjen, nxjerrjen e gëlbazës, trajtimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Rigoni i kuq gjithashtu është kurë natyrale kundër kollës së bardhë dhe nxit djersitjen dhe largimin e viruseve në rastet me rrufë, ftohje dhe me grip.

Përdorimi i mëposhtëm vlen edhe kundër acarimeve dhe problemeve të lëkurës dhe të mukozave. Në këtë rast përdoret vetëm si shpëlarës i zonave të prekura disa herë në ditë.

 

Përgatitja dhe përdorimi

Një sasi prej një luge çaji me rigon të tharë dhe të copëtuar hidhet në një enë ku shtohet një sasi prej 150 ml ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta.

Më pas, lëngu kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë pasi të jetë ftohur deri në vakje. Për një periudhë shtatë ditore, duhet pirë një sasi prej një filxhan kafeje, 2-3 herë në ditë para ushqimit.

Çajin mund ta përgatisni sërish në sasinë e duhur çdo ditë që ta përfitoni sa më të freskët në organizëm.

 

EO

Etiketa: Rigoni i kuqShendet dhe Fitness

Lajme të lidhura

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Detaje nga vrasja e shqiptarit në një lokal në Athinë

Detaje nga vrasja e shqiptarit në një lokal në Athinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve
Aktualitet

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

15:10 - 23/08/26

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një sërë porosish për drejtuesit politikë të qarqeve dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste gjatë mbledhjes...

Lexo më shumë
Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës

Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës

14:47 - 23/08/26
U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

14:22 - 23/08/26
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

Vrasja e 20-vjeçarit portugez te “Principotes” në Ksamil, gjendet thika që përdori Sokrat Vata

13:34 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com