GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rihapet gara për titullin/ Laçi “gjunjëzon” Kukësin, Kastrioti ndal Tiranën

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rihapet gara për titullin/ Laçi “gjunjëzon” Kukësin, Kastrioti ndal Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Laçi shkëlqen edhe pa goleadorin Guindo! Bardhezinjtë e Mirel Josës mposhtën me rezultatin 3-0 Kukësin në “derbin e veriut”, duke ngushtuar diferencën në 3 pikë nga kryesuesit e Tiranës. Java e 21-të e Superiores konfirmon edhe njëherë se lufta për titullin kampion do të jetë një garës mes Tiranës dhe Laçit. Skuadra e Mirel Josës bëri më të mirën duke mposhtur sërish Kukësin me rezultatin e pastër 3-0 çka konfirmon edhe njëherë se Laçi është macja e zezë për skuadrën verilindore.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë ku Malota si ish i verilindorëve i ndëshkon që në minutën e 7’ teksa me një aksion model në 41’ Adeleke shënon edhe golin e dytë të ndeshjes. Pjesa e dytë ishte një lojë nervash por Laçi u mbrojt mirë ndërsa në shtesë Zylfiu vulosi suksesin me një tjetër gol. Kjo ishte dhe fitorja e pestë radhazi në kampionat.

Ndërkohë në Kamzë, Kastrioti shkaktoi surprizën më të madhe teksa ndali kryesuesit e Tiranës me një fitore heroike duhet thënë e ndoshta  një mësim ky për bardheblutë që ndoshta e kishin nënvlerësuar.  Në 14’ vendasit shënojnë pas një rrëmuje në zone me Kaina Nunes duke shokuar disi miqtë që menjëherë nisen në sulm por pa e gjetur portën. Edhe pjesa e dytë nis nën shenjën e Tiranës që është përpara teksa nervozizmi në fushë nuk mungon nga të dyja kampet.

Tirana i afrohet shumë golit me Seferin dhe De Silvan por janë në fakt krutanët që surprizojnë sërish në minutën e 82’ dhe sërish ishte Kaina Nunes. Tirana kujtohet vonë teksa në 89’ në një goditje dënimi shkurtojnë diferencën me Nikqin por koha më nuk mjafton. Një humbje e rëndë kjo për Tiranën që lëshon terren dhe tanimë Laçi është vetëm 3 pikë larg nga vendi i parë i bardhebluve.

Etiketa: GarakastriotiKukesiLaciTiranatitulli

Lajme të lidhura

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov
Breaking Views

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

21:20 - 03/11/26
Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti
Breaking Views

Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

20:36 - 03/11/26
Para
Mesazh për Donaldin? Ky është kuptimi i fustanit të Borës në mbrëmjen e shkuar

Mesazh për Donaldin? Ky është kuptimi i fustanit të Borës në mbrëmjen e shkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com