GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rikthehet kampionati i femrave në vendin tonë, zbuloni sfidat e javës së parë

14:35 - 01/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet kampionati i femrave në vendin tonë, zbuloni sfidat e javës së parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionati Kombëtar i femrave do të ngrejë siparin për edicionin e 13-të futbollistik ditën e shtunë, me tre ndeshjet e para, teksa të dielën e 3 tetorit do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera.

Ky edicion i ri premton emocione dhe lojë të bukur, duke marrë parasysh edhe seriozitetin e klubeve për të rritur ekipet e tyre të femrave, por edhe mbështetjen e palëkundur të Federatës së Futbollit, që rreth 20% të buxhetit të përgjithshëm të saj e kalon te futbolli i femrave.

Janë 11 skuadra që do të marrin pjesë në këtë edicion të kampionatit të femrave. Gjithçka do të nisë të shtunën, me derbin e kryeqytetit Kinostudio – Tirana që do të jetë ndeshja hapëse e këtij sezoni të ri, që do të luhet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, duke nisur nga ora 11:00. Ekipi i Tiranës merr pjesë për herë të dytë në këtë kampionat, teksa në edicionin e saj të parë arriti të siguronte vendin e tretë në kampionat, ndërsa Kinostudio arriti të renditej në vendin e shtatë.

Ndërkaq, ditën e shtunë do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera. Në ora 12:00, në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” do të zhvillohet sfida Apolonia – Partizani, një sfidë jo e lehtë për të dyja ekipet, që në sezonin 2020-2021 bënë paraqitje të mira, fieraket duke u renditur në vendin e dytë ndërsa kryeqytetaset debutuese u klasifikuan në vendin e gjashtë, me 37 pikë të grumbulluara në kampionat.

Drejt Shkodrës do të udhëtojnë korçaret e Skënderbeut, që do të luajnë kundër ekipit Atletik Club, emri i ri i ekipit të AAS-së. Ndeshja do të zhvillohet në qytetin verior duke nisur nga ora 14:00.

Dy sfidat e tjera do të zhvillohen ditën e diel. Në stadiumin “Roza Haxhiu”, ekipi i Lushnjes do të presë durrsaket e Teutës, me ndeshjen që nis në ora 11:00, teksa në Shkodër, tetë herë kampionet e vendit, Vllaznia do të luajë derbin e parë kundër KF Murlanit, emri i ri i ekipit të Juban Danjës, duke nisur nga ora 14:00.

Ekipi i Tirana AS do të jetë pushim në këtë javë të parë, duke qenë se kampionati përbëhet nga 11 skuadra.

Etiketa: femrakampionatsfida

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Vrasja e policit, burg dy shokëve të Aldi Ramës: Ne ndihmuan policët, jo vrasësin

Vrasja e policit, burg dy shokëve të Aldi Ramës: Ne ndihmuan policët, jo vrasësin

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com