GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e policit, burg dy shokëve të Aldi Ramës: Ne ndihmuan policët, jo vrasësin

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e policit, burg dy shokëve të Aldi Ramës: Ne ndihmuan policët, jo vrasësin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy shokët e Aldi Ramës, Kristjan Sherri, 25 vjeç, dhe Armando Marku, 26 vjeç, të akuzuar për veprat penale “Moskallëzim krimi”. Mësohet se prokuror i çështjes është Ylli Pjetërnikaj, ndërsa gjyqtare Elsa Ulliri. Avokat i Armando Markut është Gjon Vulaj, kurse avokati që mbron Kristian Sherrin është Fran Gjoni.

Menjëherë pas vendimit avokati i Armando Markut, Gjon Vulaj ka shpërthyer me kritika ndaj gazetarëve dhe mediave, të cilët sipas tij kanë një përgjegjësi për masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shokët e Aldi Ramës.
Avokati më pas shtoi se Kristian Sherri dhe Armando Marku kanë ndihmuar policët për të futur në ambulancë efektivin e policisë Saimir Hoxhën i cili u qëllua me dy plumba nga Aldi Rama. Avokati tha se dy të rinjtë mund të ishin larguar nga vendi i ngjarjes sepse ishin më të fuqishëm dhe policëve u mbaruan fishekët.

“Do flas me kushtin që ju mos i devijoni fjalët. Me këta të dyshuar që ngelën sot në masën e dënimit “Arrest në burg” gjyqin ia keni bërë ju gazetarët dhe mediat e shkruara dhe vizive. Tash 3-4 ditë që të gjitha mediat e Shqipërisë janë marrë padrejtësisht me këta të dy.

Si qëndron e vërteta? Policia ka pjesën e vet për shkak se ka humbur jetën një oficer i Policisë së Shtetit, momenti që ka ndodhur ngjarja policët kanë qenë pa kurrëfarë shenje dalluese që janë policë të shtetit. Tani ju media dhe gjykata mundoheni me mbrojt vendimet e paligjshme të shtetit. Ata pretendojnë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale për moskallëzim krimi, por ngjarja është e hapur. Çdo gjë ka ndodhur në mes të rinjve prezent me policinë, nuk kanë pasur lidhje fare me vrasësin. Këta që mbrojtëm sot po të kishin lidhje do kishin ikur me atë që vrau policët. Por kanë ndenjur me dy policët, sepse policët, kur u kanë mbaruar fishekët, janë trembur më shumë se këta. Armando Marku dhe Kristjan Sherri mund të kishin ikur prej policisë, sepse ishin djem më të fuqishëm dhe policët nuk kishin më fishekë, por kanë ndihmuar policinë për të vendosur në autoambulancë policin e plagosur. Të dy nuk kanë kryer asnjë vepër penale që pretendon Prokuroria, jemi të bindur që dikur do të vendoset drejtësia”, tha Vulaj.

Dy të rinjtë ishin në makinë sëbashku me të ndjerin Aldi Rama, kur ky i fundit qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha 44 vjeç. Te rinjtë ka pohuar para togave të zeza se nuk kishin dijeni se shoku i tyre Aldi Rama kishte armë zjarri me vete dhe se nuk kishin informacion as për 62 bimët narkotike të asgjësuara.

Aldi Rama është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. I riu ndodhej në makinë me Markun dhe Sherrin kur u ndaluan nga Hoxha dhe dy efektivë të tjerë të cilët po ktheheshin nga operacionin për asgjësimin e lëndëve narkotike në këtë zonë. Në momentin e ndalimit, Rama ka refuzuar kontrollin e Hoxhës, të cilin e qëlloi me dy plumba duke i marrë jetën.

Etiketa: Gjykata

Lajme të lidhura

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!
Aktualitet

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

12:55 - 24/08/26
Berisha: Rama dhe Lubia duan të vjedhin 130 milionë euro me aeroportin e Vlorës, e kanë vendin në burg
Aktualitet

Berisha: Rama dhe Lubia duan të vjedhin 130 milionë euro me aeroportin e Vlorës, e kanë vendin në burg

12:53 - 24/08/26
Merrnin makina me qira e i shisnin, në pranga punonjësi i DRSHTRR
Aktualitet

Joshte të miturit përmes telefonit, arrestohet pedofili 59-vjeçar në Elbasan

12:15 - 24/08/26
Para
Serbi apel shtetit të tij: Kërkoji falje Kosovës

Serbi apel shtetit të tij: Kërkoji falje Kosovës

TË FUNDIT

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!
Aktualitet

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

12:55 - 24/08/26

Banorët e Bashkisë Dimal kanë ngritur shqetësimin për ndotjen e ajrit, duke denoncuar tymin dhe pluhurin që, sipas tyre, shkaktohet...

Lexo më shumë
Berisha: Rama dhe Lubia duan të vjedhin 130 milionë euro me aeroportin e Vlorës, e kanë vendin në burg

Berisha: Rama dhe Lubia duan të vjedhin 130 milionë euro me aeroportin e Vlorës, e kanë vendin në burg

12:53 - 24/08/26
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

12:35 - 24/08/26
Merrnin makina me qira e i shisnin, në pranga punonjësi i DRSHTRR

Joshte të miturit përmes telefonit, arrestohet pedofili 59-vjeçar në Elbasan

12:15 - 24/08/26
AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit dhe mbron kompanitë e sigurimit

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit dhe mbron kompanitë e sigurimit

11:57 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com