Përveç Champions League, ditën e sotme do të zhvillohet edhe takimi i parë i raundit të 5 të fazës së grupeve të Europa League.
Napoli do të përballet në transfertë me skuadrën e Spartak Moscow në orën 16:30 në një takim që pritet të jetë goxha i luftuar.
Italianët kërkojnë të forcojnë akoma më shumë pozitat në grupin C, duke qenë se kanë 7 pikë, një më shumë se Legia e vendit të dytë.
Ndërsa skuadra Spartak Moscow nga ana tjetër qëndron në fund të grupit me 4 pikë dhe pritet të luajë gjithçka për të siguruar fazën tjetër.
Kjo ndeshje ka për të zgjuar shumë interes pasi pjesë e skuadrës së Napolit është shqiptari i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili e ka treguar se është një figurë e rëndësishme për ekipin italian.
Ai e ka fituar tashmë rolin e titullarit të padiskutueshëm, ndërsa edhe takimin e sotëm pritet që ta nisë që nga minuta e parë./K.T/Gijotina.com
Discussion about this post