GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rikthehet vala e katërt e Covid-19 në Europë, disa shtete vendosin masa të rrepta

14:54 - 25/10/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthehet frika, Britania regjistron numrin më të lartë të rasteve që prej korrikut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kufizimet e reja të rënda anti-Covid të miratuara nga qeveria hyjnë në fuqi në Rumani në përpjekje për të ndalur valën e katërt, dramatike të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 që po prek vendin ballkanik. Shkollat ​​​​të mbyllura, zgjerim i aktiviteteve ku kërkohet pasaporta e vaksinimit dhe një shtetrrethim natën. Numrat e të infektuarve frikësojnë edhe Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.

Gjermani, shqetësimet për Covid-in shtohen, debat mbi masat
Debat për masat anticovid është duke u zhvilluar edhe në Gjermani, ndërkohë që  ka një rritje të mprehtë të infeksioneve javën e kaluar, kur të premten u prek rekordi prej 19 mijë infeksioneve që nga maji. Instituti Robert Koch raportoi një rritje të incidencës javore në 100,000 banorë, duke kaluar në 110.1. Ndërkohë që infeksionet e reja në 24 orë janë 6573, për shkak të fundjavës. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn kishte thënë ditët e fundit se ai nuk donte të zgjaste gjendjen e jashtëzakonshme të pandemisë, duke e lënë të skadonte më 25 nëntor, por pozicioni i tij u sulmua nga disa politikanë, përfshirë SPD.

Kulmi i infektimeve të Britaninë e Madhe, zemërimi i qeverisë Johnson kundër ‘no vax”: Idiotë

Qeveria britanike e Boris Johnson po vlerëson futjen e vaksinës së detyrueshme të dyfishtë Covid për të gjithë personelin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS): tha Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid për BBC. “Nuk është marrë një vendim përfundimtar, por është diçka që e kam në mendje”, saktësoi Javid, duke nënvizuar se si një masë e ngjashme ekziston në “shumë vende të tjera” të Evropës dhe se si mjekët dhe infermierët jo vetëm kanë një rrezik më të madh të infeksionit, por janë gjithashtu në kontakt me njerëz veçanërisht të cenueshëm.

Dhe grupet “na vax”, aktive në Mbretërinë e Bashkuar si në vendet e tjera, zemërojnë qeverinë e Londrës: ata përbëhen vetëm nga “idiotë” që përhapin “gënjeshtra” dhe dëmtojnë betejën kundër Covid tha Sajid Javid.

Emergjencë në Rumani: Shkolla të mbyllura, shtetrrethim
Në Rumani ka kufizime të reja të ashpra anti-Covid të miratuara nga qeveria në përpjekje për të ndaluar valën e katërt, dramatike të infeksioneve dhe vdekjeve që po prek vendin e Ballkanit. Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën një javë dhe detyrimi i certifikatës së vaksinimit shtrihet në një sërë aktivitetesh të paparashikuara më parë, ndër të tjera për hyrjen në vende jo thelbësore si qendrat tregtare dhe në të gjitha dyqanet jo ushqimore. Detyrimi i maskës vlen kudo, edhe në rrugë.

Të gjitha festat private si dasmat dhe pagëzimet janë pezulluar dhe shtetrrethimi i natës është vendosur sërish në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit (lëvizja e lirë për ata që kanë certifikatën e vaksinimit). Masat do të jenë të vlefshme për të paktën 30 ditë pasi qeveria kishte vendosur për një kohë të gjatë për t’i lehtësuar ato. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar 9 mijë raste të tjera dhe 299 të vdekur.

Në dhomat frigoriferike të spitaleve nuk ka më vend dhe Kisha Ortodokse ka vënë në dispozicion të spitaleve kapelat mortore të kishave, ndërkohë që vazhdon të mbajë një qëndrim të paqartë ndaj fushatës së vaksinimit. Vende të ezauruara edhe kujdesin intensiv dhe që nga java e kaluar disa vende të BE-së, përfshirë Poloninë dhe Hungarinë, kanë lëvizur për të pranuar rastet më të rënda.

Etiketa: covid 19Masatvala e katert

Lajme të lidhura

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug
Botë

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25
Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri
Aktualitet

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri

17:30 - 25/12/25
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara
Botë

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara

17:21 - 25/12/25
Para
OKB: Miliona afganë të kërcënuar nga uria këtë dimër

OKB: Miliona afganë të kërcënuar nga uria këtë dimër

TË FUNDIT

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Lexo më shumë
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com