GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Rikthen emocionet Europa League, Liverpool dhe Roma në provën e radhës

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Starton Europa League, emra të mëdhenj përplasen në fushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spektakli dhe emocionet e futbollit të Europa League do të rikthehen mbrëmjen e sotme.

Pas një pauze dyjavore, një nga kompeticionet më të rëndësishme të kontinentit do të luajë aktin e dytë të përballjeve, pas surprizave të shumta në ndeshjet e para të edicionit 2023/24.

Emrat e mëdhenj të kontinentit si Liverpool, Roma dhe Marseille do të zbresin sërish në fushën e lojës për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Programacioni do të jetë i larmishëm dhe transmetimi do të startojë që në 18:45 për të ngritur siparin me një ndeshje tejet interesante si Sporting-Atalanta. Përballen me njëra-tjetrën dy skuadrat më të mira të Grupit D, që e nisën mbarë rrugëtimin europian me fitore në ndeshjet e para. Në Lisbonë synohet vazhdimësia nga të dyja skuadrat që aplikojnë një stil të bukur loje dhe e sigurt është që emocionet nuk do të mungojnë.

Një ndeshje ku dominon stili i lojës ofensiv ia lë vendin një tjetre në 18:45 sic është takimi mes Marseille dhe Brighton. Skuadra angleze e drejtuar nga De Zerbi ka spikatur jashtëzakonisht në Premier League me lojën atraktive, por kualitetin duhet ta vërtetojë edhe në Europë. Eliminimi nga Carabao Cup dhe disfata në ndeshjen e parë ndaj Aekut të Athinë duhet të shërbejë si motivim ekstra për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Gjithsesi, për The Seagulls asgjë nuk do të jetë e lehtë ndaj Marseille, që tanimë drejtohet nga Gennaro Gatusso, me ish-mesfushorin që do të synojë ta nisë me sukses me marsejezët dhe të prevalojë ndaj homologut të tij italian, Roberto de Zerbi.

Takimet e orës 18:45 ofrojnë prezantimin e duhur me një mbrëmje europiane që do të kulmojë me sfidat e orës 21:00 të Liverpoolit dhe Romës.

Liverpool do të presë në Anfield skuadrën belge të Union Sainte-Gilloise dhe do të kërkojë të dytën fitore në po kaq ndeshje. The Reds triumfuan me përmbysje në takimin e parë ndaj austriakëve të Linz dhe nuk dëshirojnë t’i lënë vend surprizave në Angli. Union Saint-Gilloise nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Toulouse dhe për momentin mban vendin e dytë në grupin E.

Roma e Jose Mourinhos kërkon të konfirmojë ecurinë e mirë me anë të një tjetër fitoreje. Verdhekuqtë fituan ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspol me shumë vështirësi, ndërsa në Olimpico do të presë modestët zviceranë të Servette, për të kryer me sukses formalitetin e radhës. Një ndër objektivat kryesorë të finalistëve të sezonit të shkuar është të kryejnë një tjetër rrugëtim të ngjashëm, me Mourinhon që ka ambicien e madhe të afirmojë statusin e tij prej fituesi në Evropë.

 

Etiketa: Europa League

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
VIDEO/Lëvizte në Vlorë me pistoletë, në pranga 38 vjeçari nga Tirana

VIDEO/Lëvizte në Vlorë me pistoletë, në pranga 38 vjeçari nga Tirana

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramadan Zoto qëlloi dy të rinjtë, çfarë fshihet pas mesazhit “Tani i Ruzhdiut…”
Aktualitet

Ramadan Zoto qëlloi dy të rinjtë, çfarë fshihet pas mesazhit “Tani i Ruzhdiut…”

21:45 - 13/11/26

Një mesazh kërcënues, ku paralajmërohej vrasja e tij dhe e familjarëve, mbërriti në adresë të Klaus Jaçajt pak ditë pas...

Lexo më shumë
Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

21:20 - 13/11/26
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com