GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Riktheni dënimin me vdekje, mos i lironi kriminelët nga burgu e psikiatria

09:43 - 17/11/21
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Jetonte në kasolle, familjarët e 8-vjeçarit e mbanin me bukë, si u kap vrasësi në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Albina Hoxhaj

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier ku u vra dhe u gropos në oborrin e shtëpisë një fëmijë vetëm 8 vjeç ka tronditur çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Në këtë kaos ku është zhytur vendi, kjo ngjarje, rastet e tjera të pedofilisë dhe vrasjet makabre të grave nga bashkëshortët e tyre kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga shteti shqiptar. Pavarësisht se artikulohet se dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet, kjo është e vetmja formë që do të sillte reduktim të rasteve.

Rastet e pedofilisë janë kambana alarmi për këdo që ka sy të shikojë dhe veshë të dëgjojë. Kurrsesi nuk mund të heshtet përballë kësaj tragjedie që po na ndodh ne.  Po humbet bërthama e familjes, po humbet pafajësia e fëmijës, po humbet edhe jeta e fëmijë, e nënave tonë. Përse ndodh kjo?

Është tmerrshme që persona që kryejnë krime të cilat paralajmërojnë ngjarje edhe më të rënda se kjo lirohen nga burgu, por edhe nuk trajtohen nga ana mjekësorë. Sistemi shëndetësor dhe drejtësia nxjerrin çdo ditë të sëmurë mendorë dhe kriminelë në rrugë të cilët shndërrohen në kërcënim serioz për të gjithë ata persona që kanë kontakt me ta qoftë edhe rastësisht.

Sot abuzohet me çdo gjë, ka padrejtësi ngado që hedh sytë. Vrasësit kthehen në persona me probleme mendore me firmën e mjeku dhe lirohen nga burgu. Të sëmurët mendorë dalin nga spitalet me firmën e mjekut. Gjykatësit nuk shohin ngjarjet dhe faktet ulëritëse, por i lirojnë persona që janë dënuar për dhunë në familje, për grabitje por edhe për vepra më të rënda. Sot kriminelët lihen në rrugë me vetëdijen e dikujt, me papërgjegjësinë e dikujt. Pikërisht për këtë arsye fajtori i vetëm i vrasjeve mbetet shteti shqiptar si drejtues e menaxhues i këtyre dy sistemeve që nxjerrin kriminelë në rrugë.

Nuk mjafton që gishti të drejtohet nga gjykatësit siç vijon të shfajësohet kryeministri përpara opinionit publik. Nuk mjafton që gishti të drejtohet as nga bluzat e bardha. Sot kërkohet zgjidhje. Sot pas këtij bilanci krimesh nevojitem masa dhe dënime ekstreme. Në të mirë të shoqërisë shqiptare, në të mirë të një shembulli për të gjithë ata që guxojnë të vrasin e groposin një fëmijë në oborrin shtëpisë duhet rikthyer dënimi me vdekje. Sot, është domosdoshmëri që autorët të ndëshkohen rëndë, në atë formë që prej dekadash nuk ka ndodhur.   

Çdo nëne i dhemb shpirti për Mateon. Çdo nëne ka frikë të lëshojë dorën e fëmijës apo t’ia largojë sytë pas kësaj që ndodhi. Çdo nënë e ka në mendje Mateon kur fëmija hap derën për të dalë nga shtëpia. Sot, ne jetojmë me frikë, me ankth se çfarë mund të ndodh nga çasti në çast, ne apo komshisë ngjitur. Dikush duhet të marrë masa, dikush duhet të japë një fije të vetme sigurie në këtë vend. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh. Nëse nuk mbahet përgjegjësi, nëse nuk ka dënime ekstreme, këto ngjarje do të shtohen nga dita në ditë sepse kriminelët janë në rrugë falë mungesës së dënimeve ekstreme, falë papërgjegjshmërisë së atyre që ne kemi zgjedhur të na drejtojnë.

Etiketa: Burgdenimi me vdekjekryesore2psikiatri

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Tragjedia në Fier, shokët vendosin një tufë me lule tek banka e Mateos

Tragjedia në Fier, shokët vendosin një tufë me lule tek banka e Mateos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com