GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rikthimi në normalitet pas pandemisë, rrit numri i vrasjeve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthimi në normalitet pas pandemisë, rrit numri i vrasjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rikthimi gradual në normalitet në Europë ka çuar në rritjen e numrit të vrasjeve të grave nga burrat, të cilat kishin shënuar rënie gjatë bllokimit.

Në disa vende europiane  shifrat janë të frikshme, të tilla si në Spanjë, ku pas gjendjes së  jashtëzakonshme në maj – një grua vritet çdo tre ditë nga ish-partneri i saj ose aktual, krahasuar me një çdo javë mesatarisht para pandemisë.

Në Belgjikë në katër muajt e parë të vitit u regjistruan 13 viktima krahasuar me 24 në 2020.  Në Francë 56 gra janë vrarë që nga fillimi i 2021, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar numri numri ishte 46.

“Kur gratë rifitojnë lirinë e tyre, abuzuesit janë jashtë kontrollit dhe reagojnë me dhunë, përshkallëzimi i dhunës në muajt e fundit e përforcon edhe më shumë diçka të tillë,” tha Victoria Rochelle, kryetare e komisionit anti-gjinor të qeverisë Spanjolle.

“Kur ne lehtësuam  kufizimet, u zbulua një pandemi tjetër: pandemia e dhunës me bazë gjinore.”

Spanja, vendi i parë europian që miratoi një ligj në 2004 që e cilëson dhunën ndaj grave një vrasje dëshiron t’i japë fund kësaj “murtaje”, tha Kryeministri Pedro Sanchez pas rritjes së fundit së numrit të viktimave.

Në të gjithë Europën, bllokimet e kanë bërë edhe më të vështirë raportimin e dhunës në familje. Viktimat u detyruan të jetonin me abuzuesit e tyre dhe të kërkonin ndihmë me vështirësi. Në Spanjë gjatë bllokimit (nga mesi i marsit deri në mes të qershorit 2020) thirrjet për ndihmë u rritën me 58% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019, kryesisht përmes internetit, raporton abcnews.al

“Kjo tregon shumë për situatën e grave që nuk mund të bënin as një telefonatë nga shtëpia”, thotë Rochelle.

Në Itali dhe Gjermani, u vu re i njëjti trend, me një rritje të numrit të thirrjeve për ndihmë në linjat telefonike për shkak të dhunës në familje gjatë muajit Prill dhe Maj 2020. Në Britani, numri i thirrjeve për ndihmë u dyfishua.

Duke qëndruar në një shtëpi me abuzuesit e tyre, gratë- viktima të dhunës ishin nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Si mund të  kërkonin ndihmë?

Në Itali ata mund të telefononin një linjë speciale të policisë dhe të porosisnin një picë margarita”, që do të thoshte se ishin viktima të dhunës. Në Spanjë ata mund të kërkonin “një maskë vjollcë” nga farmacitë, nga disa dyqane që mbetën të hapura gjatë gjithë bllokimit.

Rritja e “parashikueshme” e vrasjeve të grave

Megjithëse thirrjet për ndihmë janë rritur, krime të tilla si vrasja kanë shënuar rënie gjatë bllokimit. Në Francë, Itali dhe Spanjë, numri i vrasjeve të grave shënoi rënie vitin e kaluar, me 90, 67 dhe 45 gra të vrara nga partnerët e tyre të mëparshëm ose aktualë, përkatësisht.

Në Belgjikë numri mbeti i qëndrueshëm në 24. Shpesh divorci ose fillimi i një marrëdhënie të re janë arsyeja e vrasjeve.

“Sapo kufizimet u lehtësuan, shumë nga gratë që ishin viktima kuptuan se kishin mjetet e duhura  për t’i dhënë fund një marrëdhënieje.

” Dhe ekziston një rrezik i lartë i dhunës apo vrasjes “tha Carmen Ruith Repugio, një sociologe e specializuar në dhunën me bazë gjinore.

Etiketa: abuzuesPandemiViktimaVrasje

Lajme të lidhura

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen
Aktualitet

Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen

11:11 - 26/08/26
Para
Çuçi flet për situatën e rëndë me plehrat në Durrës: Këto 2 ditë do marrë zgjidhje

Çuçi flet për situatën e rëndë me plehrat në Durrës: Këto 2 ditë do marrë zgjidhje

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com