GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rinia i kërkon dorëheqjen! Rama nuk tërhiqet: Kjo është flamë e atyre që duan të djegin Shqipërinë, por ne do dalim më të fortë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rinia i kërkon dorëheqjen! Rama nuk tërhiqet: Kjo është flamë e atyre që duan të djegin Shqipërinë, por ne do dalim më të fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vend që të reflektojë, Edi Rama bën bilancin e dëmeve që la pas protesta e dhunshme studentore.

Si duket kryeministri ka harruar një fakt të rëndësishëm; kaosi që ka kapluar vendin ka vetëm një përgjegjës, pikërisht ai dhe kasta e vjetër politike.

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish për të inpektuar rrënojat që la pas protesta e djeshme studentore dhe nuk e ka ndërmend as të reflektojë, as të largohet. Teksa zgjedh orarin, kur protestuesit nuk kanë dalë në shesh akoma, Rama bën thirrje për durim, duke e trajtuar gjendjen si fatkeqësinë e radhës, të orkestruar nga ‘duart e zeza’.

Kreu i qeverisë e cilësoi situatën si një “pengmarrje të qytetit me maska”, duke pretenduar se ajo nuk lidhet me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve, ndërsa për të gjithë zhvillimet fundit drejtoi gishtin e përgjegjësisë nga Partia Demokratike dhe udhëheqësi i saj Sali Berisha.

“Përballuam një tërmet me pasoja, ruajna Zot ku e ku më të mëdha dhe ia dolëm së bashku dhe sot ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda, jetojnë në shtëpi më të mira e më të forta. Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve te fëmijët e tyre kjo gërmadhë?

E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit në maska nuk ka të bëjë me hallet e problemet e dikujt që do një jetë më mirë. E gjithë kjo është po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare që ka djegur Shqipërinë dhe është gati ta djegë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara nga urrejtja më e verbër.

Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng gjatë ditës nuk janë studentët dhe as ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë me ju. Si mund të nxirren të miturit në rrugë, të vënë maska, të shkulin trotuaret dhe qëllojnë policinë? Si mund të rrezikohet jeta e të miturve si një lukuni e verbër për axhendë të tjetërkujt?

Sot mbështetet nga duar të tjera, të huaja që s’e duan Shqipërinë të qetë, të shohë drejt dhe të ecë përpara, që nuk e duan pjesë të familjes së bashkuar europiane, aty ku do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe zgjedha e zgjedhës së detyruar. Nuk e duan Shqipërinë të lirë. Ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër  dritë jeshile, afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka?

Nuk është aspak rastësi. E gjithë kjo që po ndodh është sprovë, test i karakterit tonë dhe një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese që na është vënë përpara. Studentët, sipërmarrësit, kanë të drejtë të kërkojnë më shumë ndërkohë që problemet janë aty, duhen adresuar ndërkohë që përpiqemi të bëjmë më të mirën, të mësojmë më shumë dhe të bëjmë më mirë. E kemi sjellë Shqipërinë e Tiranën deri këtu, këtë e ka sjellë një punë këmbëngulëse.

Kush thotë le të përkulemi përballë dhunës për pakëz qetësi, gabon. Kjo do të thotë ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë. Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës dhe s’ka arritur asgjëkund. Motra e vëllezër, durim se kjo do të kalojë dhe do të dalim më të fortë dhe të vetëdijshëm”, u shpreh ai..

 

Etiketa: doreheqjeRamarinia

Lajme të lidhura

Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”
Aktualitet

Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

15:14 - 05/11/26
E rëndë në Dibër! Elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte dhe humb jetën (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Dibër! Elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte dhe humb jetën (Emri)

14:59 - 05/11/26
Dolën për gjah bashkë, vritet me armë 29-vjeçari në Bulqizë
Aktualitet

Dolën për gjah bashkë, vritet me armë 29-vjeçari në Bulqizë

14:34 - 05/11/26
Para
Dita e katërt e revoltës, gjimnazistët e Lezhës bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë në mes të qytetit

Dita e katërt e revoltës, gjimnazistët e Lezhës bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë në mes të qytetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë: Ka ardhur dita të dorëzoj numrin 7
Sport

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë: Ka ardhur dita të dorëzoj numrin 7

15:31 - 05/11/26

Cristiano Ronaldo ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të...

Lexo më shumë
Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

15:14 - 05/11/26
E rëndë në Dibër! Elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte dhe humb jetën (Emri)

E rëndë në Dibër! Elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte dhe humb jetën (Emri)

14:59 - 05/11/26
E rëndë në Gjermani, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Berlin

E rëndë në Gjermani, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Berlin

14:45 - 05/11/26
Dolën për gjah bashkë, vritet me armë 29-vjeçari në Bulqizë

Dolën për gjah bashkë, vritet me armë 29-vjeçari në Bulqizë

14:34 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com