GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rinia që plaket, shifrat dëshmojnë perspektivën e errët të vendit

10:18 - 08/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rinia që plaket, shifrat dëshmojnë perspektivën e errët të vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e Rinisë, 31 vite pas guximtarëve me ëndrrën për të parë Shqipërinë të lirë e të pavarur, me sloganin që duket se nuk do i humbasë kurrë aktualiteti “E duam Shqipërinë si gjithë Europën”, e gjen Shqipërinë dukshëm shumë larg nga ëndrra e studentëve të 8 dhjetorit. Rinia që plaket dëshmon gjendjen aktuale të vendit tonë, gjë e cila pasqyrohet dhe nga të dhëna zyrtare. Sipas INSTAT mosha mesatare e popullsisë shqiptare është rritur duke çuar në plakjen e saj. Nga afërsisht 33 vjeç në 1 Janar 2011, në afërsisht 38 vjeç në 1 Janar 2021. Mosha mesatare e popullsisë është rritur gjithashtu sipas gjinisë: nga 31,3 vjeç për meshkujt dhe 33,9 vjeç për femrat në 2011, në 36,8 dhe 38,6 në 2021.  Popullsia e Shqipërisë po plaket. Kjo tregohet nga përqindja që zënë njerëzit mbi 65 vjeç, krahasuar me të rinjtë (nën 15 vjeç) nga viti 2011 deri në 2021 (popullsia më 1 Janar).

Siç dallohet nga të dhënat rritja e moshës së popullsisë ka prekur disa herë më shumë gjininë mashkullore, kjo për shkak se meshkujt e rinj të vendit emigrojnë vazhdimisht në vende që ofrojnë mundësi më të mira se Shqipëria. Grup-mosha e popullsisë 65+ vjeç është rritur nga 11,0 % në vitin 2011 në 15,2 % në vitin 2021, ndërsa grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,5 % në 2021.

Ndërsa përsa i përket përqendrimit të popullsisë të paktën 1/3 e shqiptarëve janë përqendruar në kryeqytet, duke sjellë braktisjen e qarqeve të vogla për shkak të nivelit të ulët ekonomik dhe papunësisë që vendet e tilla karakterizohen. Vetëm dy qarqe në vend shënuan rritje të popullsisë për periudhat 2020-2021, përkatësisht Tirana dhe Durrësi , teksa qarku i Gjirokastrës dhe ai i Kukësit mbartin përqindjen më të ulët të shtimit të popullsisë në vend.

Në vitin 2020, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 27,9 % të të rinjve gjithsej, një përqindje e lartë që tregon se një pjesë e konsiderueshme e të rinjve nuk kanë mundësi punësimi dhe as nuk janë të kualifikuar.

Papunësia e lartë e të rinjve si dhe përqindja alarmuese e të rinjve jo të përfshirë në punësim, arsim, trajnim si dhe dëshira e të rinjve të arsimuar por të papunë, shoqërohet me dëshirën për braktisjen e vendit dhe pesimizmin se e ardhmja e tyre në Shqipëri mund të jetë siç ato e kanë projektuar. Këto shifra janë këmbanë alarmi e të ardhmes së Shqipërisë ku vitaliteti I kombit po largohet çdo ditë e më shumë.

Etiketa: 8 dhjetorDita e Rinisekryesore2plakje e popullesiserinia

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Vuani nga migrena, disa këshilla për të lehtësuar dhimbjen

Vuani nga migrena, disa këshilla për të lehtësuar dhimbjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com