GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rinis brenda majit kontrolli teknik i automjeteve, ja mjetet e para që do të kolaudohen

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rinis brenda majit kontrolli teknik i automjeteve, ja mjetet e para që do të kolaudohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa muajsh pezullim të shërbimit, brenda majit pritet të rifillojë kolaudimi i automjeteve. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor thotë se kolaudimi do rifillojë fillimisht për 150 mijë mjete që nuk janë përfitues të ndryshimeve ligjore. Për të shmangur radhët në subjektet e kontrollit teknik është përcaktuar një kategori automjetesh që e kanë emergjencë futjen në lupën e kontrollit teknik.

“Shërbimi do nisë së pari me mjetet që janë refuzuar në kolaudim vjet, pra ata pa certifikata të vlefshme dhe që s’kanë përfituar as shtyrje as zgjatje afati. Pastaj kemi mjetet e regjistruara pas 31.12.2020 që do i nënshtrohen kolaudimit për herë të parë, mjetet taksi, autoshkollat, mjetet e transportit të udhëtarëve dhe ambulancat, të cilat kanë kaluar 12 mujorin, 6+6, pra kane kapur afatet e normave të reja të Kodit të ndryshuar. Janë rreth 150 mije mjete si kategoritë me sipër që do paraqiten me njoftim dhe programim”.

Faza e dytë e kolaudimit do të përfshijë mjetet që përfitojnë nga ndryshimet e Kodit Rrugor të cilat do të njoftohen hap pas hapi nga drejtoria e shërbimit të transportit rrugor dhe në e-Albania. Ata të cilëve iu skadon tani certifikata e kontrollit teknik të mjeteve nuk kanë përse të shqetësohen pasi sipas drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor me ndryshimet e bëra në kodin rrugor, vlefshmëria e kontrollit të kryer vitin e shkuar, shtyhet edhe me një vit tjetër.

“Në fazën e dytë janë mjetet përfituese të rregullave të reja, të cilat do njoftohen në sistem/e-albania ose web për skadencën e tyre. Për shembull mjetet që kolaudimi iu skadon në 1 qershor 2021 nuk do vijnë, do vijnë në 1 Qershor 2022. Për këtë do të njoftohen organet e policisë ndërkohë që del edhe udhëzimi i ri përkatës”.

Këto janë skenarët e parashikuar nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor pas miratimit nga presidenti të ndryshimeve në Kodin Rrugor. Mosdekretimi nga Kreu i Shtetit është skenari tjetër i cili zgjat edhe më shumë në kohë procesin duke çuar ligjin edhe njëherë për rishqyrtim. Afërsisht 1/3 e automjeteve në Shqipëri sot qarkullojnë vetëm me vulën e pagesës së taksës së qarkullimit dhe pa formularin e kolaudimit.

Etiketa: kolaudimkontroll makinashmaj

Lajme të lidhura

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat
Aktualitet

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26
Arsimi publik falas, por hyrja shumë e shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës
Aktualitet

Arsimi publik falas, por hyrja shumë e shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës

09:20 - 14/09/26
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët, rekordin e mban Gjermania!
Aktualitet

BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët, rekordin e mban Gjermania!

07:50 - 14/09/26
Para
Rama: Gratë më besojnë mua, e dinë se gjërat nuk bëhen kollaj

Rama: Gratë më besojnë mua, e dinë se gjërat nuk bëhen kollaj

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com