GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rizgjedhja e Erdogan, ja ‘fati’ i lirës turke

19:37 - 29/05/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Rizgjedhja e Erdogan, ja ‘fati’ i lirës turke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan Joe Biden e ka uruar homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren në balotazhin e së dielës në Turqi. Zoti Erdogan siguroi edhe një mandat pesë vjeçar duke fituar ndaj kandidatit të opozitës së bashkuar, Kemal Kilicdaroglu. Presidenti Erdogan duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës. Kundërshtari i tij kishte kërkuar të ndryshonte prirjet gjithnjë e më autoritare të zotit Erdogan, duke premtuar se do t’u kthehej normave demokratike. Por në fund, votuesit zgjodhën njeriun që ata e shohin si një udhëheqës të fortë.

Pasi rezultatet i dhanë atij 52% të votave në balotazhin e së dielës, krahasuar me 48% për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglu, zoti Erdogan mbajti dy fjalime falenderuese, një në Stamboll dhe një në Ankara.

“Askush nuk ka humbur sot. Të 85 milionë turqit fituan. Si kërkesë e përgjegjësisë që na ka dhënë kombi ynë, ne nuk jemi të ofenduar, të inatosur apo të zemëruar me askënd. Tani është koha të lëmë mënjanë të gjitha debatet dhe konfliktet e fushatës zgjedhore dhe të bashkohemi rreth synimeve dhe ëndrrave tona kombëtare”, tha presidenti turk, Erdogan.

Pas konfirmimit të fitores së zotit Erdogan, Lira turke shënoi rënie rekord ndaj dollarit amerikan të hënën mirëpo bursa turke tregoi shifra në rritje. Lira turke ka rënë me rreth 7% që nga fillimi i vitit dhe ka humbur më shumë se 90% të vlerës së saj gjatë dekadës së fundit.

Banorët e Stambollit megjithatë u shprehën optimist.

“Unë mendoj se kursi i këmbimit do të rritet më tej nga ky moment. Nuk mund të them një numër të saktë, por mendoj se do të jetë shumë më i lartë se shifra aktuale deri në fund të vitit”, thotë banori i Stambollit, Omer Yildiz.

“Meqenëse të gjithë ishin kaq të përqendruar te zgjedhjet, çmimet u rritën shumë, tregu ishte në vështirësi. Por falë Zotit, rezultati ndodhi ashtu siç donim, ne presim që rritja e çmimeve të ngadalësohet tani”, thotë Kenan Batur, një tjetër banor i Stambollit.

Presidenti Erdogan tani e ka të sigurt qeverisjen deri në vitin 2028, duke siguruar edhe pesë vite të tjera si udhëheqës i një vendi në udhëkryqin e Evropës dhe Azisë që luan rol kyç në NATO. Tani ai duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës dhe vazhdimin e rindërtimeve në zonën e goditur nga tërmeti që shkaktoi vdekjen e mbi 50,000 njerëzve.

Kandidati i opozitës Kilicdaroglu ishte zotuar të kthejë Turqinë në demokracinë parlamentare dhe të lirojë të burgosurit e njohur politikë.

“Tani kam një kërkesë për ju, për fëmijët tuaj, për pensionistët, për nënat dhe baballarët tanë, për vëllezërit tanë fermerë dhe tregtarë, mbështesni luftën për demokraci”, tha zoti Kilicdaroglu.

Zoti Erdogan dhe media pro-qeveritare e portretizuan zotin Kilicdaroglu, i cili kishte mbështetjen e partisë pro-kurde, si bashkëpunëtor të “terroristëve”.

Ai tha se vendi ka nevojë për një udhëheqës të fortë për t’iu kundërvënë aleatëve perëndimorë të Turqisë dhe për tu përballur me sfidat e rrezikshme të rajonit që përfshin Sirinë dhe Ukrainën.

Ajo që ka rritur shqetësimin e aleatëve tradicionalë perëndimorë të Turqisë është se zoti Erdogan ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht sulmit të Rusisë në Ukrainë, një marrëdhënie që ai u zotua ta thellojë gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Presidenti turk dhe aleatët e tij gjithashtu thanë se zoti Kilicdaroglu mbështet ata që pushtetarët i përshkruan si “devijantë” të të drejtave LGBTI.

Në fjalimin e tij të fitores, zoti Erdogan përsëriti këto akuza, duke thënë se pjesëtarët e komunitetit LGBTI nuk mund të “infiltrojnë” partinë e tij në pushtet ose aleatët e saj nacionalistë./VOA

Etiketa: Erdoganlira turke

Lajme të lidhura

Sllovenia i bashkohet Spanjës dhe Irlandës, do të transmetojë emisione për Palestinën në vend të Eurovisionit
Botë

Sllovenia i bashkohet Spanjës dhe Irlandës, do të transmetojë emisione për Palestinën në vend të Eurovisionit

10:17 - 24/04/26
30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis”
Aktualitet

Pallati i kompleksit “Arlis” u shkrumbua, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje 5 fëmijë

09:57 - 24/04/26
Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij
Kosovë & Rajon

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij

09:28 - 24/04/26
Para
A do të kandidoni për kryetar i PD? Basha: Do e merrni vesh…

A do të kandidoni për kryetar i PD? Basha: Do e merrni vesh…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sllovenia i bashkohet Spanjës dhe Irlandës, do të transmetojë emisione për Palestinën në vend të Eurovisionit
Botë

Sllovenia i bashkohet Spanjës dhe Irlandës, do të transmetojë emisione për Palestinën në vend të Eurovisionit

10:17 - 24/04/26

Sllovenia i bashkohet Irlandës dhe Spanjës në mostransmetimin e Festivalit të Këngës Eurovision të këtij viti, pas një vendimi për...

Lexo më shumë
30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis”

Pallati i kompleksit “Arlis” u shkrumbua, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje 5 fëmijë

09:57 - 24/04/26
Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij

09:28 - 24/04/26
Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, 3 persona përfundojnë në spital

Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, 3 persona përfundojnë në spital

08:54 - 24/04/26
Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht

08:29 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com