GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rizgjedhja e Kurtit kryetar i VV-së, analistët: Zgjedhjet me vetëm një kandidat duhet të ndryshojnë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendosja e reciprocitetit me Serbinë, Kurti: S’pranoj shtyrje tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhja e kryetarëve të partive politike në Kosovë me vetëm një kandidat po kritikohet nga njohësit e çështjeve politike. Sipas tyre, kjo metodë duhet të ndryshojë pasi po dëmton demokracinë në vend, raporton Ekonomia Online. Rasti i fundit ku kjo praktikë ndodhi, ishte partia Lëvizja Vetëvendosje. Kjo e fundit, për kryetar të saj, e rikonfirmoi Albin Kurtin.

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, thotë se një praktikë e tillë, është e dëmshme për demokracinë, dhe si e tillë duhet të ndryshojë.

Duke folur konkretisht për Lëvizjen Vetëvendosje, Maloku thotë se me fitimin e zgjedhjeve nacionale, në këtë parti e konsideruan të panevojshëm ofrimin e një lideri të ri.
“Tani zgjedhjet e fundit që ndodhën në Lëvizjen Vetëvendosje, i kam cilësuar që kanë qenë në shpërputhje totale me parimit thelbësor të demokracisë që e ka të bëjë me ofrimin e alternativës. Pavarësisht faktin se kryetari i VV-së i kishte fituar zgjedhjet më 14 shkurt dhe përgjithësisht kjo nuk është dukur se do të vijë dikush tjetër në krye të VV-së, duke u nisur nga suksesi që e pat në procesin zgjedhor. Mosdhënia e mundësisë së atyre që kanë dashur të jenë pjesë e procesit zgjedhor për nivelet lokale, ka qenë totalisht në shpërputhje me demokracinë”, u shpreh Maloku.

Teksa ka folur për procesin zgjedhor brenda VV-së, Maloku thotë zgjedhjet partiake janë përcjellë në mënyrë jodemokratike, pasi në këtë proces ka pasur pak alternativa.

“Në një garë ku nuk ka alternativa, ajo konsiderohet garë që nuk i plotëson standardet e mirëfillta të demokracisë, sistem ky që Kosova si tërësi e konsideron të veten, dhe për pasojë nëse po kërkojmë demokraci, ka edhe të pakënaqur por kjo pjesë nuk duhet të konsiderohet se duhet të largohen ose me qenë refuzues i pranimit përfundimtar të një procesi zgjedhor. Në këtë rrafsh, kandidimi me vetëm një kryetar, pa alternativë dhe në kuadër të saj të konsiderohet demokratike nëse e kemi ofertën një kandidat dhe alternativën ‘Po, Jo dhe Abstenim’, unë konsideroj se kjo nuk është në përputhje me demokracinë”, u shpreh tutje Maloku.

E profesori universitar, Milazim Krasniqi, kërkon që këtu të angazhohet KQZ-ja. Ai thotë se praktika të tilla duhet të ndalen.

“Fatkeqësisht kjo është një praktikë e keqe dhe nuk është brenda standardëve demokratike, ndoshta faji është edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që nuk ka krijuar një standard sipas të cilit do duhej bëhej pranimi i zgjedhjeve legjitime dhe demokratike dhe në mungesë të atyre standardeve të KQZ-së, pastaj partitë zgjedhin format më të lehta. Normalisht jemi një shoqëri që ka dalë nga konflikti, nga një regjim gjysmë shekullor komunist, e që normalisht traditat demokratike janë defititare dhe shoqëria jonë dhe që është në pikëpamje politike është shumë indiferente dhe gjithë këtë kontekst partitë politike, e veçmas liderët e shfrytëzojnë për t’u zgjidhur me kollajllëk, pa kundërkandidat e pa program. I njëjti ishte edhe rizgjidhja e Albin Kurtit”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi thotë se partitë politike ndonëse thirren në demokraci brenda partiake e në fjalën e lirë, kjo nuk mund të vërehet në momentin kur ndonjëra nga to mbanë procesin e brendshëm zgjedhor Ai thotë se në Lëvizjen Vetëvendosje ekzistojnë shumë elemente.

“Unë kam qenë veprimtar në kohën e rëndë të okupimit. E vërteta është që edhe në atë periudhë ka pasur më shumë makiaturë dhe jo zgjedhje të mirëfillta, dhe pastaj ne çdo herë kemi pasur probleme të brendshme në parti, sepse në momentin që nuk filtrohen gjërVeteat përmes procesit zgjedhor, atëherë brenda partive futen elemente. Pra të Vetëvendosja sot e karakterizojnë prezenca e socialdemokrateve, anarkistëve, enveristëve, islamistëve, dhe ashtu që në momentin që kjo nuk filtrohet atëherë e ke një situatë që mandej në opozitë mund të akomodohet disi ato interesa por kur kalohet në Qeveri, atëherë dalin probleme sepse secili dëshiron të marrë pjesën e vet”, u shpreh Krasniqi. /EO

Etiketa: Albin KurtiVetevendosje

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
VIDEO/ Përfundon pjesa e parë, Përgjoni ngre në ‘peshë’ Tiranën në Air Albania

Partizani-Tirana do “paralizojë” kryeqytetin, në fushë zbret edhe Dinamo, ja sfidat e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com