GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

RMV, dorëhiqet ministri i Bujqësisë dhe dy zv/ministra

16:49 - 12/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
RMV, dorëhiqet ministri i Bujqësisë dhe dy zv/ministra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy zëvendës ministra dhe një ministër kanë hequr dorë nga posti i tyre pas tensioneve politike në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Bujqësisë i Maqedonisë së Veriut, Arjanit Hoxha, i cili është nga radhët e Lëvizjes BESA, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i ministrit. Ai argumentoi se ky vendim vjen pasi në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtuara në vend është cënuar demokracia
Hoxha njoftoi dorëheqjen e tij në një konferencë për media dorëheqjen e njoftoi në një konferencë për media para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Por Hoxha nuk është i vetmi nga rradhët e kësaj lëvizjeje që ka dorëzuar dorëheqjen. Zv ministri i Kulturës, Sadat Sulejmani dhe zv/ministri i Shkencës dhe Arsimit, Arafat Shabani, njoftuan gjithashtu lënien e detyrës.
Në fjalën e tij Hoxha akuzoi qeverinë e Zaev që po përdor çdo lloj mjeti jodemokratik për mbajtjen e pushtetit.
“Për shkak të cenimit të demokracisë në zgjedhjet lokale nga një pjesë e këtij pushteti, me në krye zv/kryeministrin nga BDI-ja, ku u cenua e drejta e demokracisë në vend me metoda manipuluese që vazhdoi për fat të keq edhe gjatë ditës së djeshme, që ishte dita më e turpshme e demokracisë së këtij vendi, unë jap dorëheqje nga pozita e ministrit së bashku me dy zv/ministrat në qeveri, pasi që nuk mund të identifikojmë veprimin tonë politik të Lëvizjes BESA me një partner koalicioni i cili po shihet qartë se përdor çdo veprim jodemokratik me të vetmin qëllim, mbetjen në pushtet”, tha Hoxha
Ai theksoi se vendimi për dorëheqje është akt moral, por edhe duke respektuar organet partiake të Lëvizjes BESA.
“Në Lëvizjen BESA funksionojmë mbi parimin e krenarisë dhe dinjitetit. Pushteti për ne nuk është gjithçka. Për ne pushteti është mundësi për të treguar se mund të punohet në interes të qytetarëve”, tha Hoxha.
Lëvizja BESA ishte pjesë e koalicionit qeverisës deri në zgjedhjet e fundit lokale, pas të cilave vendosi të bashkohet me shumicën e pretenduar të re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke nënshkruar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së bashku me deputetët e partive opozitare, VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Të Majtës.
Dorëheqja e ministrit Hoxha dhe dy zv/ministrave nga radhët e partisë së tij që të hyjë në fuqi duhet të konstatohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ditën e djeshme opozita e Maqedonisë së Veriut do të mbante kuvendin për nocionin e mosbesimit të qeverisë Zaev, iniciativë e cila nuk u finalizua pasi opozita nuk kishte 61 votat e nevojshme për të rrëzuar qeverinë.

Etiketa: doreheqjelidhja BesaMaqedonia e VeriutRMVZoan Zaev

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Dukagjin Lipa bën dedikim emocionues pas fjalimit të Duas në Këshillin Atlantik

Dukagjin Lipa bën dedikim emocionues pas fjalimit të Duas në Këshillin Atlantik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com