GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

RMV/ Kovaçevski në “syrin e ciklonit” për sponsorizimet

11:44 - 01/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
RMV/ Kovaçevski në “syrin e ciklonit” për sponsorizimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut të cilin fati e vendosi në këtë pozitë, si duket ia ka marrë dorën kësaj pune, tani i ka mbet vetëm t’i mbjellë flokët, sepse nga skandali i fundit kuptohet që e ka shumë kompleks si do të duket në publik e për këtë nuk e ka aspak të vështirë që vetëm për reklama në facebook të shpenzojë paratë e qytetarëve. Skandalet nuk kanë fund dhe për këtë kujdeset kryeministri i vendit dhe më të korruptuar në Evropë, Dimitar Kovaçevski.

Sipas një hulumtimi të IR, kryeministri i vendit ka harxhuar 26.000 euro për sponsorizimin të faqes së tij në rrjetin social Facebook në vetëm 100 ditë. Duke pasur krizë të thellë ekonomike, energjetike e politike, nuk është fare problem që kryeministri të mendojë edhe për këtë pjesë, që dëshiron që përmes reklamave të vendos “fasadë” projekteve dhe punëve të parealizuara.

Por, tani më është vonë që këto përralla të shiten te qytetarët që kanë vetëdije dhe i kuptojnë gjërat e ndajnë manipulimin nga dështimi dhe suksesi. Pra, kryeministri nuk po vepron gabim vetëm se është në kohë të gabuar, në kohën kur gjërat e këqija thuhen troç dhe nuk shiten më manipulimet e kësaj kategorie, shkruan Zhurnal.

Kovaçevski influencer apo milioner?

Në 100 ditët e fundit, profili Dimitar Kovaçevski ka shpenzuar 26 mijë euro për postime të sponsorizuara në rrjetet sociale. Një makineri e tërë prodhimi dhe një ekip masiv i PR qeveritare i udhëhequr nga sekretari i tij i komunikimit dhe shefi i kabinetit të tij po punojnë me turne të dyfishta për të na shitur kryeministrin si sukses. Detyra e tyre e vërtetë është të ofrojnë informacion të dobishëm dhe të rëndësishëm për qytetarët. Në vend të kësaj, do të bombardoheni me video dhe postime në mediat sociale.

Dimitar Kovaçevski ishte relativisht i panjohur për publikun deri në momentin që Zoran Zaev dha dorëheqje, pra ky person për herë të parë u bë fytyrë publike pasi u bë kryeministër. Më13 janar 2022, kur do të hapë profilin e tij të parë publik në Facebook. Postimi i parë menjëherë do të ketë jehonë në opinion kur të njoftojë se kandidon për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë LSDM. Por, ky kishte menduar që më vonë do të kujdeset edhe më shumë për facebookun, e këtë po e bënë tani..

Influencuesi më i shtrenjtë: 26 mijë euro për postimet e sponsorizuara vetë promovuese për 100 ditë, ky është Dimitar Kovaçevski –

Dimitar Kovaçevski është rekordmeni i postimeve në rrjetet sociale. As paraardhësi i tij dhe as opozita nuk mund ta tejkalojnë numrin e posteve të tij. Për krahasim, Zoran Zaev ka pasur gjithsej 2863 postime në profilin e tij zyrtar nga viti 2016 e deri më sot. Për një vit, Dimitar Kovaçevski kishte 782 postime. Që nga krijimi i profilit të tij nga 13 janari 2022 deri më 21 shkurt 2023 (gama kohore e analizës IRL) ai ka postuar 680 foto dhe 102 video në Facebook, Tëitter dhe Instagram.

Postimi më i shtrenjtë i sponsorizuar paguhet 4000 euro dhe është një thirrje për të ndjekur faqen e Dimitar Kovaçevskit. Shifrat nuk janë rritur në mënyrë dramatike, deri më tani ka 4,670 ndjekës në Instagram dhe 41,000 në Facebook.

Sipas të dhënave të mbledhura përmes bazave të të dhënave publike të kompanisë Meta, Dimitar Kovaçevski vetëm në 100 ditët e fundit ka shpenzuar 26 mijë euro për postime sponsorizuese. Në këto poste si sponsorë figurojnë LSDM, Qeveria dhe fonde të tjera për të cilat nuk ka të dhëna për paguesit përfundimtarë. LSDM konfirmoi se ata paguajnë për sponsorizime, ndërsa qeveria mohoi. IRL gjeti pesë reklama të lidhura me ushqimin në Maqedoni ku qeveria u identifikua si paguese.

Lëvizja BESA si partia e vetme opozitare i bën thirrje kryeministrit që për hir të transparencës ndaj qytetarëve të jap llogari se nga i ka siguruar mjetet për sponsorizim të faqes së tij. Sipas përllogaritjes, numri i ndjekësve momental të kryeministrit është 41.000. Nga 26.000 euro, i bie që kryeministri ka paguar 60 cent një like (pëlqim) për faqen e tij për vetëm 100 ditë.

Sipas këtij hulumtimi të IR, kryeministri si duket, për të rritur numrin e ndjekësve dhe për ta ndjerë veten kryeministër ai paguan Facebook-un me paratë e qytetarëve. Në një kohë kur vendi po përjeton krizën më të thellë ekonomike, ku çmimet e produkteve bazë kanë shkuar stratosferë, kryeministri kujdeset për rrjetet sociale.

Kujtojmë që, çmimet e produkteve bazë nuk janë ulur ende, dhe energjia elektrike vazhdon të jetë me çmim tejet të lartë. Këto veprime edhe njëherë tregojnë se kryeministri dhe qeveria nuk e kanë aspak mendjen tek qytetarët dhe integrimi, por merren me propagandë dhe promovim të vetvetes.

 

zhurnal

Etiketa: FacebookkorrupsionikovacevskiMaqedonia e Veriutqeveria e rmv

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, nuk ka kohë të merret me shkeljet e kanaleve të licencuara, sepse u marrka me tenderë.

Armela e AMA-s, miliona lekë për ekrane dhe mobilie, denoncohet në KPP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com