GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Robert Berisha pjesë e “BBVIP” në Kosovë? Zbulohet biseda telefonike me Alaudin Hamitin

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Robert Berisha pjesë e “BBVIP” në Kosovë? Zbulohet biseda telefonike me Alaudin Hamitin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk dihet se sa mundësi ka që Robert Berisha të jetë një nga banorët e edicionit të parë të “Big Brother VIP” në Kosovë, por moderatori dhe këngëtari ka qenë ndër të parët që ka reaguar rreth këtij lajmi.

Pas marrëveshjes me Banijay Rights, që drejtohet nga moderatori Alaudin Hamiti dhe KlanKosova do të sjellin edicionin “Big Brother VIP” në Kosovë. Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, konkretisht në muajin shtator. Ende nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova.

Së fundmi, në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, Roberti inskenoi një bisedë me Alaudinin. Gjatë skeçit, moderatori lë të kuptohet se ai ‘pranoi’ ftesën nga Alaudini që te jetë pjesë e edicionin të parë të reality showt në Kosovë. “Në Kosovë? Me suksese. Në shtator? Jo, unë e kam emisionin, e kam vajzën, tani kam bërë edhe femër. Sa? 300 mijë? Ta marrtë dreqi. A e nisim që tani. Të fala Libertës.”

Këngëtari po jeton një romancë të bukur dashurie me modelen Laureta Maqedonici  me të cilën konfirmoi lidhjen pak kohë më parë. Çifti po jeton ditë të arta, ku shfaqen gjithandej së bashku. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin, që prej kohësh gëzon famën e një prej beqarëve më të mikluar nga femrat. Dashuria e re duket se po jetohet fare lirshëm, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve, ndonëse si vetë këngëtari shprehet, nuk është në planet e tij martesa.

Tani jam shumë i lumtur”, zbuloi këngëtari i njohur. I pyetur nëse ka plane për dasmë, Roberti u shpreh “jo, nuk do të ketë”. “Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, përfundoi Berisha. Laureta, tashmë është pjesë e jetës së Robertit prej disa muajsh. Që pas ndarjes nga Nora Istrefi, Roberti është përfolur për disa flirte, ku më e bujshmja është ajo me modelen Jess Kadiu.

 

Etiketa: Robert Berisha

Lajme të lidhura

Modelja nga Mali i Zi “trazon” rajonin, bën shqiponjën dykrenare në skenën e “Miss Universe”
Lajme

Modelja nga Mali i Zi “trazon” rajonin, bën shqiponjën dykrenare në skenën e “Miss Universe”

15:22 - 23/11/26
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Para
“Dashuria, moment i nepsit seksual”/ Spartak Ngjela rrëfehet si kurrë më parë

Çfarë tjetër do bëjë Saliu me fermën e kafshëve?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Meta’/ GJKKO dënon me burg nënën e Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho shpallet i pafajshëm
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ GJKKO dënon me burg nënën e Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho shpallet i pafajshëm

10:32 - 26/11/26

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë sot vendimin për tre të pandehurit në fraksionin...

Lexo më shumë
Zjarr në Karbunarë të Vogël, flakët shkrumbojnë plotësisht një bar-kafe

Zjarr në Karbunarë të Vogël, flakët shkrumbojnë plotësisht një bar-kafe

10:15 - 26/11/26
Ironizon Paloka: Me siguri dhe Olsi paska ngrënë pas shpinës së Edit

Paloka: Ramën tani nuk e duan as të vetët, do të jenë ‘besnikët’ e tij që do t’i vënë shkelmin

09:57 - 26/11/26
Koçeku akuzon qeverinë për zjarret: U kujdesët për “Paketën e Maleve”, por po digjet pasuria e vendit

“Ka deputetë që po mendojnë largimin”, Koçeku paralajmëron të tjera shkëputje nga PS

09:50 - 26/11/26
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës

Shpërthim në orët e para të mëngjesit në Lezhë, lënda plasëse hidhet në verandën e një shtëpie

09:20 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com