GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Roberto flet për situatën e Messit te PSG

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Roberto flet për situatën e Messit te PSG
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sergi Roberto shpreson se Barcelona mund ta gjejë një marrëveshje e cila e kthen Lionel Messin në Camp Nou, pasi, sipas tij, argjentinasi nuk po trajtohet siç duhet te klubi i Paris Saint-Germain.

Messi u largua nga Barcelona dhe iu bashkua klubit parisien në verën e vitit 2021 dhe tani është në fund të vitit të dytë në Parc Des Princes.

Gjatë kësaj kohe, Messi është bërë kampion i botës, por jo gjithmonë i ka përmbushur pritjet në Paris dhe hiç më larg se të dielën u fishkëllye nga tifozët e vet, në disfatën e PSG-së 2:0 kundër Rennes.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u largu drejt dhomave të zhveshjes menjëherë pas përfundimit të takimit, duke mos shkuar për t’u përshëndetur me tifozët si pjesa tjetër e skuadrës.

Messi ishte fishkëllyer pa nisur ndeshja, kur spikeri i stadiumit e thirri emrin e tij.

35-vjeçari pritet të largohet nga PSG-ja si lojtar i lirë në verë, pasi marrëveshja e tanishme me klubin i mbaron në qershor.

Roberto ka dëshirë të madhe për t’i ribashkuar me argjentinasin.

I pyetur nëse Barça do ta mirëpriste Messin, Roberto tha: “Me krah hapur, kush nuk do të përgatitej për kthimin e Messit? Në fund, ne nuk duam të flasim shumë, sepse presidenti, trajneri apo dikush tjetër vendos, por nëse është në dorën e lojtarëve, ne po e presim atë tani”.

Roberto po fliste pasi shënoi golin e fitores së Barcelonës 2:1 kundër Real Madridit, duke shtuar: “Ju nuk e kuptoni se ai është duke e pasur një sezon të mirë në Paris, duke shënuar shumë gola, asiste, për shkak të eliminimit nga Liga e Kampionëve ata kanë telashe me të, por ai është lojtar spektakolar dhe është shumë keq që një lojtar i nivelit të tij trajtohet ashtu. Ne këtu do ta trajtojmë shumë mirë nëse vjen”.

 

Etiketa: Lionel MessiPSGSport

Lajme të lidhura

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë
Sport

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

17:04 - 29/10/26
Elbasani ia dedikoi fitoren me Partizanin dhe paratë e biletave, Erjon Vishkulli mesazh ekipit të zemrës
Sport

Elbasani ia dedikoi fitoren me Partizanin dhe paratë e biletave, Erjon Vishkulli mesazh ekipit të zemrës

13:48 - 29/10/26
Futsall/ Shqipëria nis rrugëtimin në ‘Main Round’ ndaj Bjellorusisë më 6 nëntor
Sport

Futsall/ Shqipëria nis rrugëtimin në ‘Main Round’ ndaj Bjellorusisë më 6 nëntor

12:47 - 29/10/26
Para
Berisha: Dyfishimi i pagave, objektivi i parë i qeverisjes së PD-së

Berisha: Dyfishimi i pagave, objektivi i parë i qeverisjes së PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit
Breaking Views

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit

18:30 - 29/10/26

Në të njëjtën kohë, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit...

Lexo më shumë
“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

18:00 - 29/10/26
Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

17:37 - 29/10/26
Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

17:22 - 29/10/26
Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

17:04 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com