GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rossi jep detaje për kursin e video-analistit në FSHF

10:48 - 07/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rossi jep detaje për kursin e video-analistit në FSHF
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Profesioni i video-analistit të futbollit sa vjen e bëhet më i kërkuar në stafin teknik të çdo skuadra me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë dhe rëndësisë që ka marrë analiza e statistikave të çdo skuadra para ndeshje.

Interesimi i madh e vazhdueshëm për t’u bërë pjesë e stafit teknik të një skuadre në rolin e video-analistit ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të organizojë kursin e pestë për këtë profesion inovativ në botën e futbollit e që po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për çdo staf.

Video-analisti bën kërkime, mbledh, analizon dhe siguron të gjitha llojet e informacionit për stafin e tij, lojtarët dhe drejtuesit. Është një figurë e pranishme në të gjithë stafet e nivelit profesionist në futbollin ndërkombëtar dhe që luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në çdo klub, teksa në Shqipëri, përveç ekipeve Kombëtare, së fundmi kjo figurë është integruar edhe në klubet e Kategorisë Superiore dhe rezultatet kanë qenë mjaft pozitive.

Video-analisti i Kombëtares, Alarico Rossi, i cili do të udhëheqë këtë program formimi, shpjegon se kursi do të trajtojë tema në lidhje me këtë profesion të ri të futbollit: analiza taktike, editimi i videos, analiza e videos, analiza statistikore, raportet dhe komunikimi brenda stafit.

Sipas tij, video-analisti është një figurë komplekse dhe tërheqëse, një pikë referimi për çdo staf të nivelit të lartë.

“Jemi gati për të filluar kursin e pestë për video-analistë futbollit. Kursi për video-analistë ka qenë i pari i organizuar nga FSHF në projektin për edukimin e të gjithë roleve të një stafi teknik. Jemi të kënaqur sepse pjesëmarrja do të jetë e madhe dhe është një kurs shumë interesant, sepse të jep mundësinë për t’u angazhuar me një profesion të ri në stafin teknik të një skuadre.

Video-analisti është kthyer tashmë në një rol shumë i rëndësishëm në stafin e çdo ekipi profesionist të futbollit”, thotë Rossi për Fshf.org, teksa thekson se arritja më e madhe e kursit është fakti se shumë të diplomuar punojnë tashmë në këtë profesion, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

“Kursi do të nisë javën e ardhshme, në datat 8 deri më 12 maj dhe sipas programit janë në total 30 orë leksione, ndërsa përveç meje do të marrin pjesë si lektorë edhe trajneri dhe pjesëtarë të stafit të Kombëtares A.

Një nga arritjet më të mëdha të këtij kursi është fakti se shumë prej atyre që kanë përfunduar kursin e video-analistit të futbollit kanë nisur punën në stafet e klubeve të kategorisë “Abissnet Superiore”, ndërsa tre prej tyre punojnë me klube europian dhe kampionate të rëndësishme aktualisht si analistë futbolli”, – shprehet video-analisti i Kombëtares.

Kursi i pestë për video-analistë i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillohet në datat 8-12 prill në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë. Në fakt, ky program nuk i drejtohet vetëm atyre që synojnë të bëhen video-analistë, por të gjithë atyre personave që punojnë aktualisht në botën e futbollit dhe kanë dëshirë të thellohen në studimin e sportit më të bukur në botë.

Etiketa: fshfKursi i video-analistitrossi

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Ekstazi, kokainë dhe kanabis, në pranga 49-vjeçari në Tiranë

Ekstazi, kokainë dhe kanabis, në pranga 49-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com