GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rraja flet nga arratia: Ngjarje e stisur, mos përmendni xhaxhain tim deputet

14:29 - 06/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rraja flet nga arratia: Ngjarje e stisur, mos përmendni xhaxhain tim deputet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ramazan Raja, i shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e ndodhur në Lezhë, ku së bashku me dy shokët e tij akuzohet se ka hyrë i maskuar dhe armatosur në një lokal duke terrorizuar të pranishmit, ka dhënë versionin e tij të historisë. Ai shprehet se natën e ngjarjes ka qenë në shtëpi dhe këtë mund ta vërtetojë nga fotot dhe videot që ka në aparatin e tij celular.

Ramazan Rraja mohon në mënyrë kategorike përfshirjen në këtë ngjarje, teksa thekson se ndodhet në Dubai që nga muaji gusht dhe kalimin drejt Emirateve të Bashkuara e ka bërë në formë legale, gjë e cila sipas tij mund të vërtetohet lehtësisht nga të dhënat në pikat doganore nga ku ai ka ushëtuar.

Ai shprehet se kjo është një ngjarje e stisur, teksa tregon se avokati i tij pas publikimit në media është drejtuar në policinë e Lezhës për të kërkuar fakte që vërtetojnë përfshirjen e Rrajës në këtë ngjarje. Ai shpreh gadishmëri të plotë për tu paraqitur para drejtësisë, por me kusht që organet kompetente të ofrojnë provat që implikojnë atë në këtë ngjarje të bujshme.

“Është një ngjarje e stisur nga policia e prokuroria. të më nxjerrin një fakt apo provë, dhe jam gati të paraqitem para drejtësisë, të marr dënimin maksimal. Aktualisht ndodhem në Dubai, jetoj këtu prej gushtit të këtij viti. Nuk jam arratisur nga Shqipëria, hyrje daljet e mia mund të verifikohen lirshëm.

Natën e ngjarjes që flet policia, për të cilën më ka ngritur akuzë, kam qenë në shtëpinë time, kam video e foto për këtë, dhe prokuroria e policia e dinë shumë mirë, sepse më kanë thënë telefoni im është në përgjim. E kanë kollaj për ta zgjidhur këtë cështje.”- u shpreh Rraja.

Ai gjithashtu kërkon që xhaxhai i tij, deputeti Rrahman Rraja të mos bëhet pjesë e diskutimeve që kanë në fokus atë si individ.

“Sa i takon, xhaxhait tim deputet dua që mos të përmendet emri i tij, nuk kam asnjë lidhje me të, asnjë lloj kontakti. Ai është i zgjedhur i popullit, nuk dua të përfshihet në këtë ngjarje.

Është një ngjarje e stisur, nga njerëz që policia e di shumë mirë. Nuk e kam idenë kush janë njerëzit në lokal, nuk kam qenë kurrë në atë fshat të Lezhës. Kam çuar avokatin tim në polici, të më japin qoftë edhe një provë të vetme, dhe jam i gatshëm të vi, i hipi avionit menjëherë dhe vi paraqitem para drejtësisë.
Dikush ka akses shumë të fortë te policia e Lezhës, kundrejt rryshfetit terorrizojnë familjen time. Një e dy më nxjerrin emrin në media. Policia e prokuroria të bëjnë punën e tyre, të keni një provë e fakt, dhe jo gojëdhënat, nga goret e Kurbinit. Nuk kam konflikt me njeri, lëviz i qetë.”, shprehet Rraja.

Etiketa: arratideputetLezheRraja

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Para
Dhunoi të ëmën, arrestohet në flagrancë i riu në Divjakë

Elbasan, dy punonjëse policie rezultojnë përdoruese droge

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com