GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Rrëfehet Dj Pm/ Nga momentet në BBV, te gjëja që e acaron më shumë te Sarah

13:53 - 28/05/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfehet Dj Pm/ Nga momentet në BBV, te gjëja që e acaron më shumë te Sarah
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pajtim Krasniqi ose i njohur nga të gjithë si Dj Pm, është një nga personazhet më të vlerësuar nga publiku, pas eksperiencës së tij në Big Brother Vip. Ai është përfolur shumë në media edhe për romancën e krijuar brenda shtëpisë me Sarah Berishën, romancë e cila vazhdon edhe sot. Së fundmi çifti sapo janë kthyer nga pushimet e tyre të para në Itali. Në rubrikën e “50 pyetjeve” për Prive-n, Pm-i ka zbuluar detaje të reja nga marrëdhënia e tij me Sarën dhe jo vetëm.

Që në hyrje të intervistës nuk kishte si të mungonte pyetja mbi pushimet e dyshes në shtetin fqinj. Dj u shpreh se udhëtimi kishte shkuar shumë mirë dhe se kishin kaluar një kohë të bukur.

“Itali është hera e tretë që shkoj, veç është vendi më i mirë për mua.”

Duke qenë se partnerja e tij, Sarah është edhe blogere dhe poston shpesh në Instagramin e saj, Pm-i është ngacmuar, duke u pyetur nëse ishte lodhur në udhëtim pasi ka pasur rolin e fotografit detyrimisht.

“Po me neve ka qenë edhe Kledi, kështu që mu ka lehtësuar dukshëm ajo punë. Po ka pas momente që më është dashur edhe mua të bej foto.”

Kur pyetet për dy detajet që i pëlqejnë më shumë tek Sarah, ish-banori i BBV nuk mendohet gjatë të japë një përgjigje.

“Qetësia, është shumë e qetë, edhe unë kam qejf që kur të flas me më dëgjuar. Se ashtu tipi jam dhe vetë. Edhe kur foli ajo më dëgjon shumë më analizon. Nuk ta bën rrafsh edhe hajt.”

Ndërsa se çfarë e nervozon më shumë tek partnerja e tij, Krasniqi u ndal një moment të mendohej, duke u shprehur më pas që e acaron fakti që blogerja për shkak të angazhimeve nuk i kthen përgjigje shpejtë. Përpos raportit të shumë përfolur me Sarah Berishën, nuk kishin si të mungonin edhe pyetjet rreth spektaklit të Big Brother Vip, i cili e bëri gjerësisht të njohur Dj Pm.

Ai modestisht u shpreh se ky format i kishte sjellë shumë benefite, ku nuk harroi edhe të falenderonte produksionin për mundësinë e dhënë. Duke qenë një format i vëzhguar nga kamerat 24 orë, Pajtimi rrëfeu edhe momentin më të sikletshëm për të brenda shtëpisë.

“Kur kam hy me u la. Ka qenë pak e sikletshme që duhej me u la me bokse. E dija që janë tu më pa krejt.”

Pajtim Krasniqi ka qenë një nga banorët i cili ruante dhe ruan një raport shumë të mirë me shumicën e banorëve të tjerë të Big Brother Vip. Por, i pyetur nëse do të veçonte tre nga miqtë më të mirë që lidhi një raport miqësie brenda formatit ai e ka një përgjigje.

“Donaldi, Kledi, hajde dhe Beniada ose Meridiani.”

Duke sqaruar se pjesën tjetër të banorëve i ka njohur që para se të merrte pjesë në BBV dhe ruante miqësi që jashtë me to.

Për Donald Veshajn, Pajtimi u ndal të flasë më gjatë ku u shpreh se ruan një miqësi shumë të mirë më të dhe janë në kontakt pothuajse çdo ditë.

“Shumë shokë të mirë. Kshu mos me të rrejtë super shokë të mirë, edhe Donaldin,edhe Romeon edhe Marion. Foli çdo ditë më Donaldin, ndoshta jo çdo ditë, po një herë në tre edit nuk kalon pa folur.”

Etiketa: dj pmm

Lajme të lidhura

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Para
Ndërron jetë ish presidenti Bujar Nishani

Ndërron jetë ish presidenti Bujar Nishani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com