GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëfimi tronditës i pacientes: Jetova tre muaj me fasho në bark

13:44 - 12/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi tronditës i pacientes: Jetova tre muaj me fasho në bark
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandalet që prodhon neglizhenca e mjekëve janë nga më të paimagjinueshmet. I tillë është rasti i një pacienteje të quajtur Blerta Xhaferraj, e cila pasi i është nënshtruar një operacioni, mjeku i ka harruar në bark një fasho të plotë me gjatësi të konsiderueshme.

Nga imazheria dilte rreth 11 centimetër e gjatë, por duhet të kemi parasysh se ajo ka qenë e mbledhur. Në momentet e nxjerrjes nga barku duket se fasho ishte edhe më e gjatë.

Për shkak të tronditjes psikologjike që pësoi, zonja Xhaferraj e ruan ende fizikisht edhe pas 3 vitesh këtë fasho si provë të një skandali mjekësor.

Por, si ka nisur historia që i rrezikoi jetën 51-vjeçares, e cila edhe pse me një vendim gjykate në favor, nuk po merr drejtësinë e merituar?

Referuar dokumenteve, pacientja i është nënshtruar një operacioni në spitalin privat ‘Hygeia’ në 5 mars të vitit 2020 për heqjen e një mase mishi të huaj në mitër. Operacioni në spitalin privat u realizua nga kirurgu Helidon Klosi, i cili edhe në vitin 2016 është arrestuar nën akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”. 10 ditë më vonë, pacientja ka hequr penjtë. Por, pasojat e fashës brenda trupit kishin filluar të ndiheshin duke u manifestuar me dhimbje barku dhe temperaturë. Ajo nuk u normalizua asnjëherë dhe i shprehu shqetësim doktorit Klosi. Muajt në vijim gjendja rëndohej.

Referuar aktit të ekspertimit të realizuar nga mjeku ligjor, gafa e rëndë në spitalin privat mund t’i kishte kushtuar jetën pacientes. Kjo, zbulohet edhe nga diskutimi i tij në sallën e gjyqit, që ne kemi mundur ta sigurojmë në versionin audio.

“Në rastin konkret, mrekullia dhe fati që ka ndodhur te kjo paciente ka ndodhur se kjo garzë ka qenë e inkapsuluar. Pra qelbi është futur si në kapsul, se po të kishte qenë ndryshe e dekapsuluar, fenomeni i dëmit në organizëm do ishte i madh, qelbi mund të ishte përhapur në gjithë trupin duke i rrezikuar jetën.”

Pavarësisht këtij konstatimi tronditës, avokatja e spitalit privat në sallën e gjyqit mbrohet duke pretenduar se shqetësimet e pacientes nuk kanë ardhur nga mbetja e fashës brenda në bark.

Pretendim i saj është rrëzuar nga akti i ekspertimit, por edhe nëse do të ishte e vërtetë, kjo nuk mund të justifikojë atë që është fakt: lënia e një garze të madhe në trupin e pacientes.

“Paditësja, pas ndërhyrjes që ka bërë, ka shkuar pas 3 muajsh për kontroll, nëse s’do ishte shqetësime, atëherë po të mos e kishte bërë mund ta kishte dhe sot garzën. Këtë kam pretenduar nuk kam pretenduar se mund të absorbohej, aty ka një gabim njerëzor.”

Kirurgu i ka ofruar pacientes realizimin e ndërhyrjes për heqjen e garzës, por Blerta Xhaferraj, kishte humbur besimin dhe vendosi të realizojë operacionin në QSUT.

“Inside Story” ka transmetuar edhe momentet tronditëse kur mjekët i heqin fashën e harruar pas operacionit te Spitali Hygeia.

Në pamje, duket edhe pastrimi i qelbit të përhapur nga prezenca e fashës brenda trupit.

Përmes këtyre provave të pakontestueshme filmike dhe ekzaminimeve mjekësore, gjykata konkludoi në fajësinë e mjekut dhe spitalit privat. Në fund, u vendos një dëmshpërblim prej 3.5 milionë lekë të reja për pacienten nga 6 milionë që ajo kërkoi.

Por, zonja Xhaferraj nuk ka marrë asnjë lekë pasi është refuzuar dhënia e vendimit me ekzekutim të përkohshëm, pra, para se rasti të marrë formën e prerë. Çështja nuk është shqyrtuar ende në Apel, një proces që për shkak të ngarkesës në gjykata mund të zgjasë me vite.

Shpesh herë, pacientët nuk kanë arritur të marrin drejtësinë pasi mund të jenë larguar nga kjo botë.

 

Etiketa: pacienteSkandal

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Ironizon Açka: Gjinushi në bahçen e pjeshkëve…

Açka: Fjalimi i Ramës skandaloz, mu duk si ftesë për Vuçiçin që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com