GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Operatorët e tregut të kripto-valutave drejt legalizimit: Licencë nga AMF dhe NIPT tek Tatimet

në Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Operatorët e tregut të kripto-valutave drejt legalizimit: Licencë nga AMF dhe NIPT tek Tatimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një projektligj i propozuar, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, thotë se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të jetë institucioni përgjegjës për marrjen, përpunimin dhe shkëmbimin e informacionit me autoritetet tatimore të vendeve anëtare të BE-së për çdo transaksion në kripto.

Ofruesit e shërbimeve të kripto-aseteve do të duhet të identifikojnë rezidencën tatimore të klientëve, nëpërmjet një vetëdeklarimi ku përfshihen emri, adresa, shteti i rezidencës, numri i identifikimit tatimor dhe data e lindjes. Për kompanitë dhe subjektet e tjera do të verifikohen edhe personat që ushtrojnë kontrollin ose janë pronarë përfitues.

Platformat do t’u raportojnë Tatimeve shkëmbimet ndërmjet kripto-aseteve dhe monedhave tradicionale, shkëmbimet nga një kripto-aset në një tjetër, si dhe transferimet drejt ose nga llogaritë dhe kuletat e përdoruesve.

Për çdo lloj kripto-aseti do të deklarohen vlera totale e transaksioneve, numri i njësive, numri i blerjeve dhe shitjeve, si dhe transferimet drejt adresave digjitale që nuk rezultojnë të lidhura me një ofrues të njohur shërbimesh financiare.

Në raportim do të përfshihen edhe pagesat me kripto-asete për mallra ose shërbime, kur vlera e një transaksioni tejkalon 50 mijë dollarë ose ekuivalentin e kësaj shume në një monedhë tjetër.

Raportimi do të kryhet çdo vit, brenda datës 30 qershor të vitit pasardhës. Platformat do të jenë të detyruara ta ruajnë dokumentacionin për të paktën shtatë vjet dhe t’ia vendosin atë në dispozicion Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kur kërkohet.

Projektligji parashikon masa edhe ndaj përdoruesve që refuzojnë të japin informacionin e nevojshëm. Pas dy njoftimeve dhe jo më herët se 60 ditë nga kërkesa fillestare, platforma duhet t’ia bllokojë përdoruesit kryerjen e transaksioneve, deri në dorëzimin e të dhënave.

Operatorët e kripto-aseteve do të regjistrohen pranë Tatimeve dhe do të pajisen me një numër individual identifikimi, NIPT. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do t’i dërgojë Tatimeve informacion për çdo licencë, pezullim ose revokim të autorizimit të këtyre subjekteve.

Për mosraportimin brenda afatit, mosregjistrimin ose pengimin e kontrolleve parashikohen gjoba nga 700 mijë deri në 1 milion lekë. Raportimi i të dhënave të pasakta, mosverifikimi i klientëve ose mosruajtja e dokumentacionit dënohet me gjoba nga 300 mijë deri në 700 mijë lekë.

Projektligji krijon banzën ligjore për identifikimin e ofruesve raportues të shërbimeve të kripto-aseteve, mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e informacionit mbi transaksionet me kripto-asete.  Megjithëse ligji pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, efektet e tij do të nisin vetëm në datën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

gijotina.com/

Lajme të lidhura

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH
Aktualitet

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Para
Parandalohet atentati ndaj Preng Gjinit, arrestohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër

Parandalohet atentati ndaj Preng Gjinit, arrestohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26

Studentët vijojnë protestën në Tiranë që ka nisur prej orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata është tensionuar në...

Lexo më shumë
Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com