GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS’ që ndryshon çdo muaj’, Bardhi: Kjo është dhunë ndaj pakicës

12:52 - 04/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi shpërthen: “Hajdutët në burg, jo në Qeveri” – kërkon dorëzimin e Ballukut dhe Agasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ndryshimet e njëanshme të lajmëruara nga mazhoranca socialiste për Rregulloren e Kuvendit.

Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thekson se ‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një partie politike’.

‘Nëse një palë dikton rregullat e bashkëjetesës në mënyrë të njënashme, atëherë kjo është dhunë e shumicës ndaj pakicës brenda Kuvendit! Bashkëjetesa brenda institucioneve demokratike pamundësohet dhe opozitës i diktohet me forcën e kartonit edhe nëse duhet të flasë apo jo, sa duhet të flasë dhe çfarë duhet të thotë’, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një partie politike. Rregullorja e Kuvendit është ligji që garanton bashkëjetesën e të gjitha forcave politike brenda institucioneve demokratike, përcaktuar në mënyrë konsensuale dhe tashmë me rregulla të konsoliduara.

Nëse një palë dikton rregullat e bashkëjetesës në mënyrë të njënashme, atëherë kjo është dhunë e shumicës ndaj pakicës brenda Kuvendit! Bashkëjetesa brenda institucioneve demokratike pamundësohet dhe opozitës i diktohet me forcën e kartonit edhe nëse duhet të flasë apo jo, sa duhet të flasë dhe çfarë duhet të thotë.

Duke dënuar me forcë provokimin e ulët të Grupit Parlamentar të PS përmes propozimit të ri të njëanshëm për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, i rikujtoj se po nxit përmes veprimeve të njënashme, defunksionalizimin e Kuvendit dhe po i pamundëson opozitës përmbushjen e vullnetit të saj për të ushtruar rolin e vet në një shoqëri demokratike.

Rikujtoj po ashtu, që në vitin 2012 ndryshimi vetëm me KONSENSUS i Rregullores së Kuvendit ishte kusht i Komisionit Europian që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për në BE. Po sot? Sot është kthyer në një leckë me të cilën mazhoranca e korruptuar e Edi Ramës provokon çdo muaj opozitën, edhe kur kësaj të fundit i jep të drejtë njëzëri Gjykata Kushtetuese. Pa asnjë grimcë ndjese, pa asnjë grimcë reflektimi.

Etiketa: BardhiDhunërregullore

Lajme të lidhura

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet
Aktualitet

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet

08:49 - 25/03/26
Kalaja: Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku
Aktualitet

Kalaja: Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku

08:22 - 25/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

07:53 - 25/03/26
Para
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur

Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet
Aktualitet

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet

08:49 - 25/03/26

Një incident është raportuar nga një qytetar në qytetin e Durrësit, ku një kosh mbeturinash është përfshirë nga flakët. Sipas...

Lexo më shumë
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

E mërkura nis me rënie të çmimit të naftës, Trump: Negociatat me Iranin kanë përparuar

08:32 - 25/03/26
Kalaja: Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku

Kalaja: Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku

08:22 - 25/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:56 - 25/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

07:53 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com