GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rrënia e butë e Erion Veliajt

16:20 - 17/12/24
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse askujt nuk i dhimbset Erion Veliaj?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Ndërkohë që karriera politike politike e Erion Veliajt po rrokulliset në mënyrë të pakthyeshme, duket sikur drejtësia po gjurmon një shteg të hollë ku edhe nëse goditet personi, të lëndohet sa më pak partia dhe udhëheqësi që e lartësoi atë. Ky do të qe një konkluzion i shpejtë për këdo që ka lexuar vendimin e gjykatës, për kontrollin e banesës së kryebashkiakut dhe njërëzve të tij të afërm.

Efekti i asaj që po ndodh është krejt i ndryshëm nga realiteti. Po ta shohësh në sipërfaqe duket sikur u bë nami. Erion Veliaj është zyrtari më i lartë në detyrë deri tani, ndaj të cilit ushtrohet kontroll banese. Ai po hetohet për korrupsion. Bashkëshortes dhe vëllait të tij i’a kaluan në sitë shtëpitë dhe zyrat. Prokurorët dyshojnë se ai dha familjarët e vet kanë marrë privilegje nga një ish trafikant, i dënuar më parë në Belgjikë, në këmbim të favoreve që u ka bërë kryebashkiaku. Këto dyshime edhe gjykata i ka konsideruar të arsyeshme, për sa kohë e ka lejuar SPAK-un të ushtrojë bastisje dhe të sekuestrojë paisjet elektronike që i nevojiteshin. Pra, në pamje të parë, duket sikur ky mund të serviret si një rast tipik për të ilustruar tezën e fundit të pandëshkueshmërisë.

Për një kohë të gjatë Veliaj ka qenë njeriu më i rëndësishëm pas Ramës në PS, i etiketuar jo zyrtarisht si delfini i tij, i cili ka kryer të gjitha punët e pista të pushtetit, duke filluar nga rekrutimi i aktorëve protestues tek teatri, shuarja e ptotestave tek unaza e re, apo 5 maji, deri tek kontrolli i rreptë i mediave të mëdha duke përdorur edhe buxhetet faraonike që kontrollonin kompanitë e të vëllait. “Prejka” e tij, duket sikur e çon marrëdhënien mes dy pushteteve në një stad të ri, ta patestuar më parë. Ajo i jep shanc, të gjithë idhtarëve të reformës në drejtësi, të çirren me gojën plot, se sitemi po funksionon dhe se nuk ka më të paprekshëm. Ndryshe nga një vit më parë sot askush nuk do të habitej nëse Veliaj do të kishte atë fat që nuk i urohet askujt.

Por, kam frikë se ky është vetëm një efekt iluziv, i kuruar shkëlqyshëm. I shikuar nga këndi i arritjes tek dikush që dukej deri dje se qëndronte mbi ligjin, kjo histori u jep të drejtë besimtarëve të punës së SPAK dhe GJKKO-së. Por nga një optikë tjetër, gjërat nuk janë kaq rozë. Nëse çështjen e shtrojmë ndryshe, pra nëse pyesim se a përputhet kapja në falagrancë e Veliajt, për një korrupsion individual, me perceptimin publik për rolin që ai ka pasur tek inceneratori inekzistent i Tiranës apo tek Firma 5D që kishte shpërndarë metastazat në gjithë institucionin e drejtuar prej tij, përgjigjja do të jetë krejt e ndryshme.

Natyrisht në këtë pikë, argumentat e atyre që justifikohen se drejtësia e ka të pamundur të vërtetojë me fakte perceptimet publike, se puna e saj është të gjurmojë provat dhe jo përshtypjet, se edhe Al Caponen e dënuan për fshehje taksash, kanë një bazë logjike. Por në rastin tonë tendenca për t’u marrrë me pesonin e korruptuar si alibi për të fshehur korruptimin e sistemit, po kthehet në praktikë pune. Sot për djegësit e Elbasanit, Fierit dhe atë të munguar të Tiranës drejtësia ka zbuluar vetëm disa hajdutë të vegjël, që duket sikur njollosën një punë të mirë. Për koncesionet në shëndetësi është përdorur e njëjta logjikë, aq sa edhe ish ministri u burgos për abuzim me fatura restoranti, për mos e çuar çështjen më lart.

Fabula po përsëritet edhe me Veliajn. Deri tani ai dyshohet si një keqbërës i rëndomtë, që ka përfituar nga një ish trafikant, të cilit i ka bërë favore përmes fuqisë së tij si kryebashkiak, por jo për sistemin e gllabërimit të fondeve nga drejtorët i institucionit që përdoreshin më pas për të blerë zgjedhjet. As për milionat e inceneratorëve që i kalonin deputetët nga opozita tek partia në pushtet dhe që shndërruan në leckë TV-të kombëtare.

Të gjitha këto raste të bëjnë të dyshosh se drejtësia e re ka mandat të arrijë tek persona të ndëshkueshëm, por pa guxuar të prekë një sistem të pandëshkueshëm. Prandaj ajo merret me “krimet” personale të individit pa e parë atë si ingranazhin e një mekanizmi të programuar për të vjedhur. Kjo pamje e përgjithshme ngre pikpyetje edhe për rastin Veliaj. Mos kemi të bëjmë edhe këtu me një drejtësi me llogari? Me një pazar të negociuar? Me një rënie të butë, që edhe nëse përfundon aty ku s’thuhet, Erioni ta dëmtojë sa më pak partinë dhe shokët që do të vijojnë po njësoj misionin për të cilin u përdor ai?

Eshtë ende shpejt që këto dilema të marrin një përgjigje përfundimtare. Kjo ndoshta do të kërkojë kohë. Por deri tani shenjat janë që njeriu më i rëndësishëm pas Ramës në PS të paguajë individualisht dhe jo si pjesë e organizatës ku bënte pjesë.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiErion VeliajSpak

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Buxheti i Bashkisë Tiranë për 2025-ën, PL propozon 16 amendamente

Buxheti i Bashkisë Tiranë për 2025-ën, PL propozon 16 amendamente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com