GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëshqitje dherash në Pogradec, izolohen 5 fshatra

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Rrëshqitje dherash në Pogradec, izolohen 5 fshatra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata nga reshjet e dendura të shiut në qarkun e Korçës mbetet delikate. Problemet më të mëdha raportohen në Pogradec, ku në fshatin Dardhas ka pasur një rrëshqitje masive të rrugës.

Ky aks është bërë i pakalueshëm, duke izoluar 5 fshatra të zonës, ndërsa po punohet me mjete të rënda për të krijuar një rrugë kalimi provizore. Po ashtu, lumi i Starovës ka dalë nga shtrati duke vërshuar në të dyja anët e rrugës.

Edhe në Bashkinë e Korçës dhe të Devollit ka prani të ujit pranë banesave, specifikisht në fshatrat Çiflig, Shamoll dhe Proger.

Në këtë të fundit, qendra e fshatit është e pakalueshme për mjetet e vogla, ndërsa policia dhe ekipet e emergjencave janë në gatishmëri. Situatë e vështirë paraqitet edhe në aksin Qafë Plloçë–Qukës, ku rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave pranë tuneleve ka vështirësuar qarkullimin.

Për sa i përket energjisë elektrike, qindra abonentë në zonën e Lozhanit janë aktualisht pa drita për shkak të defekteve në rrjet, ndërsa ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren.

Në akset e tjera si Maliq-Gramsh dhe Ersekë-Leskovik ka pasur rënie gurësh, por ndërhyrja e kontraktorëve ka bërë që rrugët të mbeten të hapura. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjeve deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2026/01/ruuga.mp4

Lajme të lidhura

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim
Botë

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
Para
Rama bën mbledhje qeverie tek Pallati i Kongreseve, ja diskutimet që priten

Rama bën mbledhje qeverie tek Pallati i Kongreseve, ja diskutimet që priten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com