GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëshqitje gurësh në Berat-Poliçan-Skrapar, vështirësi në qarkullim

15:17 - 20/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëshqitje gurësh në Berat-Poliçan-Skrapar, vështirësi në qarkullim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shirat e rrëmbyeshëm dhe të pandërprerë, që kanë filluar që prej mëngjesit të sotëm në qarkun e Beratit, kanë sjellë problematika të shumta në aksin nacional Berat-Poliçan-Skrapar.

Në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan po vijon rrëshqitja e gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks. Situata vijon të jetë e njëjtë që prej mëngjesit të sotëm dhe për këtë arsye bashkia e Poliçanit ka vendosur në këtë segment rruge punonjës të mirëmbajtjes, për të normalizuar situatën në rrugë. Kjo rrugë është problematika sa herë që bie shi dhe mjaft e rrezikshme në qarkullim, sidomos gjatë natës pasi aksi nuk ka as drita.

Një prej punonjësve të mirëmbajtjes së bashkisë Poliçan pohon se, ata janë çdo ditë në gatishmëri në këtë rrugë për të hequr e pastruar rrugën nga gurët që bien vazhdimisht nga zona kodrinore, rënie që janë të shpeshta e çdo ditë të pranishme, sidomos në ditët me shi.

Duke shpjeguar edhe rrezikun që paraqet kjo rrugë nga rrëshqitjet për automjetet që qarkullojnë aty, punonjësi i mirëmbajtjes konfirmon se problematikat më të mëdha nga rrëshqitjet e gurëve në rrugë janë në hyrje të qytetit të Skraparit.

Aksi nacional Berat-Skrapar është një aks me shumë kthesa dhe i pandriçuar, gjë që jo vetëm sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve kur në rrugë ka prezencë të shtuar gurësh por shpesh-herë është shndërruar edhe në burim aksidentesh. Prej vitesh është folur për një projekt madhor siç është rrethimi i zonës kodrinore me rrjeta metalike por deri tani ky projekt nuk është realizuar asnjëherë.

Etiketa: gureshrreshqitje

Lajme të lidhura

SPAK kërkon 13 vite burg për kunatin e Taçit, 12 për ish truprojën
Aktualitet

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi

15:08 - 24/02/26
Banorët e Rrjollit përplasen me policët e veshur me skafandra dhe antiplumb: Është toka jonë dhe këtu do të vdesim
Aktualitet

Banorët e Rrjollit përplasen me policët e veshur me skafandra dhe antiplumb: Është toka jonë dhe këtu do të vdesim

14:44 - 24/02/26
Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan!
Aktualitet

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan!

14:10 - 24/02/26
Para
Dëborë e ngrica, zonat që do preken/ Çfarë ndodh me motin…

Dëborë e ngrica, zonat që do preken/ Çfarë ndodh me motin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kërkon 13 vite burg për kunatin e Taçit, 12 për ish truprojën
Aktualitet

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi

15:08 - 24/02/26

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet se do pastronte 18.3 milionë...

Lexo më shumë
Banorët e Rrjollit përplasen me policët e veshur me skafandra dhe antiplumb: Është toka jonë dhe këtu do të vdesim

Banorët e Rrjollit përplasen me policët e veshur me skafandra dhe antiplumb: Është toka jonë dhe këtu do të vdesim

14:44 - 24/02/26
Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan!

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan!

14:10 - 24/02/26
Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë

14:03 - 24/02/26
E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

13:31 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com