GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rreth 41 mijë shqiptarë morën nënshtetësi nga BE gjatë vitit pandemik

19:12 - 18/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreth 41 mijë shqiptarë morën nënshtetësi nga BE gjatë vitit pandemik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2020, 729 000 persona morën nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE-së, një rritje prej rreth 3 % krahasuar me vitin 2019 nga të cilit 5,5% ishin shtetas shqiptar. Rreth 41 mijë shqiptarë morën nënshtetësinë në Bashkimin Europian duke u renditur të tretët pas marokenëve (68 900), sirianëve (50 200) duke lënë pas rumunët (28 700) dhe brazilianët (24 100).

Tabela e vendeve që kanë marrë nënshtetësinë në Bashkimin Europian.

 

 

Pjesa më e madhe e tyre jetonin në Itali dhe Greqi, vende të cilat kanë shumicën e emigrantëve shqiptarë, të cilët në vite po bëhen shtetas me të drejta të plota në këto vende. Pesë vendet kryesore që japin shtetësinë përbënin 74% të shtetësive të reja të dhëna në BE në 2020: Italia (131 800), Spanja (126 300), Gjermania (111 200), Franca (86 500) dhe Suedia (80 200).

Rreth 620 600 persona ose 85 % e atyre që kanë marrë nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE-së në vitin 2020 kanë qenë më parë shtetas të një vendi jo anëtar të BE-së, me banim në shtetin anëtar përkatës. Kishte gjithashtu 92 200 qytetarë të BE-së që morën nënshtetësinë e një shteti tjetër anëtar të BE-së, 13% e numrit të përgjithshëm të shtetësive të fituara rishtazi.

Shtetet Anëtare kyçe të BE-së që i japin shtetësinë secilës prej 5 kombësive kryesore janë, përkatësisht:

Marokenët: Spanja (41 %), Italia (26 %) dhe Franca (19 %)

Sirianët: Suedia (49%), Holanda (32%) dhe Gjermania (13%)

Shqiptarët: Italia (69 %) dhe Greqia (27 %)

Rumunët: Italia (40 %) dhe Gjermania (21 %).

Brazilianët: Portugalia (42 %), Italia (30 %) dhe Spanja (14 %)

Gjysma e atyre që fituan një shtetësi të re ishin 33 vjeç ose më pak

Shpërndarja sipas gjinisë tregon një mbizotërim të lehtë të femrave (51 %, krahasuar me 49 % meshkuj), veçanërisht për grupmoshat 30-34 dhe 35-39 vjeç (53,5 % femra).

Në vitin 2020, mosha mesatare e personave që fitonin shtetësinë në të gjithë BE-në ishte 33 vjeç. Shteti anëtar me moshën mesatare më të ulët ishte Greqia: gjysma e qytetarëve të saj të rinj ishin më të rinj se 18 vjeç. Mosha mesatare më e lartë (45) ishte në Bullgari.

Shpërndarja e moshës ndryshonte nga një shtet anëtar në tjetrin për shkak të dallimeve në legjislacionin e shtetësisë dhe strukturën e moshës së popullsisë jokombëtare (shih burimet e të dhënave). Megjithatë, tipari i përbashkët që bashkonte të gjitha shtetet anëtare ishte se shumica e shtetësive të reja fitoheshin nga të rinjtë dhe se numrat binin me moshën.

Në vitin 2020, 36 % e personave që iu dha shtetësia e një vendi të BE-së ishin më të rinj se 25 vjeç; 42% të tjerë ishin të moshës 25 deri në 44 vjeç, ndërsa ata të moshës 45 vjeç e lart përbënin 22%.

Tabela më numrin e shqiptarëve që kanë marrën nënshtetësi në Itali dhe Greqi.

 

 

Grafiku i shpërndarjes së nënshtetësisë sipas moshës dhe seksit në Bashkimin Europian

 

 

Etiketa: BEnenshtetesipandemikshqiptarëviti

Lajme të lidhura

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!
Aktualitet

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

11:00 - 15/01/26
Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë
Aktualitet

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë

08:14 - 15/01/26
SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane
Breaking Views

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane

18:00 - 14/01/26
Para
Shtyhet raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, ja vendi ku do takohen

Kryenegociatori ukrainas mohon deklaratën e Rusisë: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar!

Discussion about this post

TË FUNDIT

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali
Aktualitet

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

19:37 - 15/01/26

Trupi i 35-vjeçares Floresha Prengu, e cila ishte zhdukur që prej 22 tetorit është gjetur 40 kilometra larg shtëpisë së saj...

Lexo më shumë
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

19:26 - 15/01/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

18:44 - 15/01/26
VanHorn: Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare

VanHorn: Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare

18:29 - 15/01/26
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

17:58 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com