GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Rrezik për shoqërinë”/ Ministri britanik për emigracionin e paligjshëm: 80% janë shqiptarë

18:09 - 27/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rrezik për shoqërinë”/ Ministri britanik për emigracionin e paligjshëm: 80% janë shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga problemet më shqetësuese për qeverinë e Britanisë së Madhe është dhe emigrimi i paligjshëm. Politikanët kanë bërë thirrje të shumta për personat që zgjedhin këtë rrugë. Ata kalojnë kanalin e Suezit dhe prekin brigjet angleze dhe rrezikojnë jetën për shkak të sfidave që përmban udhëtimi me gomone.

Edhe mediat britanike shpesh kanë bërë hulumtime dhe kanë publikuar histori të emigrantëve të paligjshëm, sidomos nga Shqipëria që rrezikojnë jetën për një të ardhme më të mirë në Britani.

Ditën e sotme, ka qenë ministri britanik Nadhim Zahaëi, i cili në një intervistë për mediat vendase ka deklaruar se shumica e personave të cilët hyjnë ilegalisht në Britani janë nga Shqipëria.

Duke folur në lidhje me sfidat me të cilat pritet të përballet kryeministri i ri Rishi Sunbak, ai u shpreh se emigracioni i paligjshëm është një problematikë për vendin e tij dhe se personat që hyjnë ilegalisht në territorin britanik, janë rrezik për shoqërinë.

Pyetjes se përse qeveria nuk ka arritur të vërë nën kontroll kufijtë e vendit, një nga pikat e rëndësishme që trumpetohej ndërsa kërkohej realizimi i Brexit, ministri u shpreh se autoritetet britanike po bashkëpunojnë me autoritete franceze dhe ato shqiptare që të bëjnë të mundur ndaljen e këtij fenomeni.

“Në kërkesat që kemi për punonjës të aftë, po përballemi edhe me banda që sjellin emigrantë të paligjshëm. Ndër 38 mijë emigrantë të paligjshëm në vetëm këtë vit, 80 përqind e tyre janë shqiptarë. Ata po abuzojnë me shoqërinë tonë nuk po e ndihmojnë aspak “Aktin e Skllavërisë Moderne”. Ne kemi disa skema mbi të cilat po punohet për t’i dhënë fund një situate të tillë dhe një prej tyre është “Skema e Ruandës”.

Jemi duke bashkëpunuar me homologët tanë francezë dhe Shqipërinë në mënyrë që të bëjmë më të mirën e mundshme së bashku.  Kjo do të ndihmojë qeverinë shqiptare, për t’ia dalë me atë që ne po merremi. Ka shumë detyra në të cilat ne jemi fokusuar dhe e di që kryeministri duhet të bëjë zgjedhjen e duhur për të vënë në krye personin e përshtatshëm për të zgjedhur këtë çështje”, deklaroi ministri britanik.

Etiketa: Britani e MadheemigracionPolitike

Lajme të lidhura

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg
Botë

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

15:26 - 16/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Para
Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, vidhnin lokale e kantiere ndërtimi

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, vidhnin lokale e kantiere ndërtimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”
Breaking Views

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

18:15 - 16/03/26

Vllaznia dhe Elbasani shfaqen si dy pretendentë kryesorë, për fitimin e titullit kampion. Të dyja ekipet janë me pikë të...

Lexo më shumë
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

17:52 - 16/03/26
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

17:06 - 16/03/26
PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

16:51 - 16/03/26
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…

16:35 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com