GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Rrihini derisa të mavijosen, ish-detektivi kinez rrëqeth me rrëfimin se si torturonin ujgurët

14:00 - 06/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rrihini derisa të mavijosen, ish-detektivi kinez rrëqeth me rrëfimin se si torturonin ujgurët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KINË-Bastisjet në Sindiang filluan pak pas mesnatës. Qindra policë me pushkë automatike u futën derë më derë në komunitetin e ujgurëve në pjesën perëndimore të Kinës, duke i nxjerrë nga shtëpitë, prangosur dhe futur kokën nëpër thasë, duke i kërcënuar me vrasje nëse rezistojnë, kështu fillon rrëfimin e tij ish-detektivi i policisë kineze.

“Të gjithë me dhunë i merrnim gjatë natës, nganjëherë qindra njerëz brenda një nate”, tha ish-detektivi i cili kërkoi të identifikohej vetëm si Jiang, për të mbrojtur anëtarët e familjes së tij që mbeten në Kinë.

Gjatë një interviste për CNN, që u realizua në Evropë ku edhe aktualisht gjendet në azil, Jiang zbuloi detaje të rralla të asaj që e ka përshkruar si fushatë sistematike e torturimit mbi ujgurët, duke i dërguar në llogoret më famëkeqe, derisa Pekini zyrtar vazhdimisht ka mohuar këto pretendime.

“Godisni nëpër këmbë, rrihni derisa të mavijosen dhe fryhen. Deri të gjunjëzohen në dysheme dhe të fillojnë të qajnë”, ka thënë Jiang.

Ai pranoi se çdo i burgosur i ri është rrahur gjatë marrjes në pyetje, përfshirë burra, gra e fëmijë nga mosha 14-vjeçe. Këto metoda përfshinin lidhjen e njerëzve për shufre të metaltë apo të drurit, të punuara enkas për të dyshuarit, ku kishte edhe keqtrajtim seksual, goditje me rrymë dhe torturë me ujë.

Shumë prej tyre janë akuzuar për vepra terroriste, por ai nuk beson se një nga qindra të burgosur të ketë qenë i përfshirë në ndonjë krim. Torturave u vinte fundi nëpër qendrat e ndalimit në stacionet e policisë, vetëm nëse i dyshuari pranonte pretendimet e tyre. Më pas ata vendoseshin në dhoma tjera që ngjanin me llogoret ku punonin punë të ndryshme.

Funksionarët e qeverisë kineze në Sindiang gjatë një konference për media të mbajtur javën e kaluar, kanë prezantuar burrin për të cilin thonë se është ish-i burgosur, i cili sipas tyre ka mohuar të ketë pasur dhunë nëpër kampe, duke i cilësuar pretendimet si “gënjeshtra”.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se deri në 2 milionë ujgurë dhe pakica të tjera etnike janë ndaluar në kampe internimi në Xinjiang që nga viti 2017. Kina thotë se kampet janë profesionale, që kanë për qëllim luftimin e terrorizmit dhe separatizmit dhe ka mohuar vazhdimisht akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut në Rajoni.

Etiketa: detektiv kineztortureUjgure

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Pogba drejt largimit, Solskajer përdor Rashford dhe Varane për ta mbajtur te United

Rikthehet në Torino. Çfarë nënkupton fotoja që publikoi Pogba?

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com