GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gripi i shpendëve rrit frikshëm çmimin e nënprodukteve të pulës

08:51 - 05/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gripi i shpendëve rrit frikshëm çmimin e nënprodukteve të pulës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rriten çmimet e produkteve të përpunimit të mishit të pulës. Prej dy ditësh në dyqanet e pakicës në vend çmimet për produktet, si: fileto, salsiçe dhe kremviçe pule janë rritur nga 9 deri 14%.

Në dyqanet e produkteve ushqimore një pako salsiçe pule në paketim të vogël të kompanisë “FIX PRO” nga 210 lekë po tregtohet 240 lekë (rritja 14,2%), paketim i mesëm nga 220 lekë po tregtohet 240 lekë (rritja 9%), ndërsa çmimi i kremviçeve në paketim të vogël nga 100 lekë po tregtohen 110 lekë (rritja 10%).

Përfaqësues të kompanisë FIX PRO të kontaktuar nga “Monitor” thanë se për produktet e pulës ka rritje mesatare të çmimeve 10% e ndikuar nga shtimi i kostove të lëndës të parë dhe produkteve të tjera.

Sipas tyre rritja e çmimit është ndikuar nga shtrenjtimi i lëndës të parë, mishit të shpendëve që vjen nga importi. Shqetësim për prodhuesit e produkteve të sallamit është edhe rritja e çmimit të energjisë, naftës, gazit, ambalazhimit dhe plastikës.

“Rritja e çmimeve është ndikuar nga rritja e mishit të importit që vjen nga jashtë. Aktualisht çmimi i mishit të pulës të importit është rritur 12,5 % nga 400 lekë për kg që ishte në muajin janar është 450 lekë për kg.

Para muajit janarit çmimi i mishit të pulës ishte 50 deri 100 lekë më pak për kg. Jashtë ky produkt, por edhe të tjera po gjenden me shumë vështirësi. Në shtimin e kostove kanë ndikuar e çmimi 3-fish më i lartë i energjisë, 2-fishimi i çmimit të gazit që përdorim në fabrikë, si dhe shtrenjtimi i lartë i çmimit të naftës. Çmimi të lartë ka pasur edhe për lëndët ambalazhuese, plastikës etj”, veçojnë drejtues të kompanisë.

Përveç çmimeve të larta prodhuesit e produkteve të sallamit pohojnë se janë në vështirësi për lëndën e parë të produktit të mishit të pulës. Aktualisht kompania ka mbajtur të pandryshuar çmimet e produkteve të përpunuara të mishit të viçit, por edhe për këtë produkt po hasen në vështirësi të gjetjes të lëndës të parë.

Për prodhimin e produkteve të sallamerisë  nga mishi i pulës prodhuesit vendas pohojnë se për përgatitjen e formulës furnizimin me lëndë të parë e kryejnë nga importi dhe nuk përdorin mishin e shpendëve të stabilimenteve në vend.

Rritje të çmimeve për këto produkte pritet të ketë edhe nga operatorë të tjerë të tregut. Sakaq sipas të dhënave të Ministrisë të Bujqësisë në vend për 2020 është prodhuar 4,005 ton mish i freskët shpendësh dhe 1,584 ton mishi i ngrirë i shpendëve. Prodhimi i mishit të freskët të shpendëve në 2020 ishte 33,3% më pak se 2019. Në raport me vitin 2013 prodhimi ishte 18% më shumë. Rënie për 2020 pati edhe për prodhimin e mishit të ngrirë të pulës rreth 3% më shumë se në 2019. Krahasuar me vitin 2013 prodhimi në 2020 u rrit 43%./Monitor/

 

Etiketa: CmimeKryesore1mishe pulerritje

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
5 orë dëshmi me ftohtësi të pabesueshme/ Mamaja e tre vajzave mohon krimin: Nuk i vrava unë!

5 orë dëshmi me ftohtësi të pabesueshme/ Mamaja e tre vajzave mohon krimin: Nuk i vrava unë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com