GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rriten ndjeshëm çmimet e importit në tremujorin e III, energjia dhe gazi u blenë  35% më shtrenjtë se 2020

18:08 - 07/12/21
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Rriten ndjeshëm çmimet e importit në tremujorin e III, energjia dhe gazi u blenë  35% më shtrenjtë se 2020
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e mallrave të importuara në vendin tonë u rritën ndjeshëm në tremujorin e tretë, çka ka bërë që të rriten kostot e bizneseve për blerjen e produkteve që iu duhen. Në një raport të publikuar sot nga Institucion i Statistikave tregohet se në tremujor, bizneset në vend i kanë  blerë produktet nga jashtë 3.35 më shtrenjtë se në vitin e kaluar.  Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të importit arriti në 103.2%, duke u rritur me 3.3% në raport me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, dhe janë shtrenjtuar çmimet me 1.8% në raport me tremujorin e dytë të këtij viti.

Energjia u ble më shtrenjtë

Në të dhënat e publikuara evidentohet se nga të gjitha produktet që ne importojmë më shtrenjtë u ble energjia elektrike. Konkretisht. Shqipëria e ka importuar energjinë 35.1% më shtrenjtë se me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Ndërkohë sipas INSTAT shtrenjtimi i grupit të mallrave energji elektrike, gaz, avull apo ajër i kondicionuar, ka qenë në nivelin e 27,4% në raport me tremujorin e dytë të vitit.

Sakaq, INSTAT raporton se  shtrenjtimi i energjisë pritet të ketë ndikimin më të madh në ndryshimin e indeksit në tremujorin e katër të vitit që është periudha tetor-nëntor-dhjetor, ku rritja e çmimeve ishte më evidente në Shqipëri. Më tutje theksohet se, vetëm për muajin tetor dhe nëntor vendi ka blerë 146 milionë euro energji elektrike, duke arritur në shifra rekord, pasi çmimet në bursë për megavat kapërcyen mbi 300 euro.

Nafta dhe gazi në shifra rekord

Rekord të rritjes së çmimeve kanë shënuar edhe produktet e industrisë përpunuese, ku çmimet e produkteve të kësaj kategorie janë rritur me 2.1%. “Ndryshimi Tremujor: Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e tretë 2021 shënoi rritje me 1,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, me ndikimin më të madh në ndryshimin mujor ka shënuar rritje me 0,8 %”, thuhet në raport. Më pas renditet  seksioni i “Prodhimi i pijeve” me 4,9 %, “Metalurgjia” me 3,4 %, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 3,3 %.

Etiketa: Cmimeimportetkostonafta

Lajme të lidhura

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE
Aktualitet

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat
Breaking Views

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

21:13 - 16/03/26
Para
Aksident në Librazhd, plagoset 20-vjeçari

Aksident në Librazhd, plagoset 20-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com