GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rriten shpresat për një përmirësim të marrëdhënieve Turqi-Izrael

18:56 - 23/09/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Jugu i Turqisë tronditet nga tërmeti i fuqishëm, ka të lënduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takuan në Nju Jork, ndërsa po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikë Dorian Jones nga Stambolli, takimi mes udhëheqësve të Turqisë dhe Izraelit ka rritur shpresat për një përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në Nju Jork, ku po mbahet takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua për herë të parë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Takimi shënon një pikë të rëndësishme kthese në përpjekjet më të fundit për afrimin e dy vendeve me një të shkuar të vështirë që është shoqëruar shpesh me kritika të ashpra të dy udhëheqësve ndaj njëri-tjetrit.

Por analistët thonë se e kaluara nuk do të jetë një pengesë për të ecur përpara.

“Të dy udhëheqësit kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet. Ata kanë një anë pragmatike, dinë të bashkëpunojnë dhe të bëjnë kthesat e nevojshme në politikat e tyre.

Pra në përgjithësi, nuk do të jetë një marrëdhënie dashurie. Ata nuk do të jenë miqtë më të mirë apo aleatë të ngushtë”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Në një postim në platformën X, zyrtarët turq thanë se takimi ishte pozitiv dhe bisedimet ishin të përqendruara tek bashkëpunimi në fushën e energjisë. Ankaraja po i afrohet Izraelit sepse e sheh atë si rrugën më pak të kushtueshme për të shpërndarë gazin natyror nga rezervat e saj të mëdha.

Por analistët thonë se mungesa e besimit mes dy palëve do të vazhdojë.

“Nuk ka besim të ndërsjellë mes Izraelit dhe Turqisë. Nëse vendosin të ndërtojnë një tubacion të gazit natyror, ai do të qëndronte për të paktën 50 vjet. Por çfarë do të ndodhte nëse zoti Erdogan ose kushdo që vjen më vonë në pushtet vendos ta mbyllë tubacionin?

Ky do të ishte një problem i madh. Tani mendoj se ka masa për ndërtimin e besimit mes dy vendeve, por nuk mendoj se do të ndodhë së shpejti”, thotë Mehmet Ogutcu nga organzata London Energy Club.

Ndikimi në rritje i Iranit në rajon, thonë vëzhguesit, është një shqetësim i përbashkët i tyre.

Azerbajxhani, i mbështetur nga Izraeli dhe Turqia, është një pikë shqetësimi për Teheranin sepse Irani mbështet rivalin e Azerbajxhanit, Armeninë.

Luftimet midis forcave të mbështetura nga Azerbajxhani dhe armenëve në provincën e debatueshme të Nagorno-Karabakut shpërthyen sërish këtë muaj, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit.

“Për Izraelin, Irani është një kërcënim ekzistencial. Për Turqinë, ky është thjesht një problem me të cilin i duhet të merret. Përjashtimi i vetëm është Azerbajxhani, ku tensionet mes autoriteteve në Baku dhe Teheranit janë rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit. Në këtë konflikt, Izraeli dhe Turqia janë mbështetës të fortë të Azerbajxhanit”, thotë ekspertja Gallia Lindenstrauss.

Presidenti Erdogan është një mbështetës i fortë i palestinezëve dhe cikli i vazhdueshëm i dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve mbetet një kërcënim në përpjekjet e Turqisë dhe Izraelit për të përmirësuar marrëdhëniet.

Por disa analistë thonë se Ankaraja e kupton se angazhimi me Izraelin mund të ofrojë një shans më të mirë për të mbështetur kauzën palestineze.

“Në kohën kur Turqia dhe Izraeli nuk kishin marrëdhënie të mira, Turqia humbi fuqinë e saj për të ndikuar në atë që po ndodhte mes palestinezëve dhe izraelitëve. Tani që ata janë më afër me izraelitët, autoritetet në Turqi kanë një shans më të mirë për të ndikuar në atë që po ndodh në terren”, thotë Selin Nasi, eksperte e çështjes turke në Universitetin Ekonomik të Londrës.

Sipas njoftimeve të medias, Kryeministri Netanyahu dhe Presidenti Erdogan kanë shkëmbyer ftesa për të vizituar vendet e njëri-tjetrit. Presidenti Erdogan, një mysliman i devotshëm, ka shprehur dëshirën e tij për të vizituar Jeruzalemin këtë vit dhe për t’u falur në xhaminë al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame./VOA

Etiketa: Turqi

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Shpërthen kamioni, të paktën dhjetë të vdekur

Shpërthen kamioni, të paktën dhjetë të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com