GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritja e çmimeve, ndërtuesit pesimistë, presin rënie të blerjeve të apartamenteve

08:09 - 09/08/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritja e çmimeve, ndërtuesit pesimistë, presin rënie të blerjeve të apartamenteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kontrast me ecurinë e ekonomisë, si gjatë periudhës së pandemisë, ashtu dhe inflacionit të lartë, sektori i ndërtimit ka shfaqur një rritje të pazakontë.
Gjatë vitit 2020, kur ishte kulmi i pandemisë, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme udhëhoqën ekonominë, duke bërë që rënia nga mbyllja të ishte vetëm -3.5% nga -8% që prisnin institucionet ndërkombëtare. Vetë sektori i ndërtimit në 2020-n u rrit me gati 2% dhe ai i pasurive të paluajtshme me 5.7, më i larti nga të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.

Tendenca vijoi edhe në vitin 2021, me ritme më të shpejta se gjallërimi e ekonomisë pas pandemisë. Ndërtimi u rrit me gati 20% në 2021 (nga 8.5% që u zgjerua gjithë ekonomia) dhe pasuritë e paluatshme me gati 9%. Edhe në tremujorin e parë të këtij viti ndërtimi pa një shtuim me 25.5%, nga rreth 6% gjithë ekonomia.
Edhe në pjesën e parë të 2022-it, pavarësisht se inflacioni i lartë, që ka arritur aktualisht në 7.5%, (më i larti në 20 vjet) dëmtoi konsumin, sërish ndërtuesit shfaqeshin optimistë në vrojtimet e besimit të Bankës së Shqipërisë.
Por, optimizmi i tyre është kthyer në pesimizëm për herë të parë në muajin korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, në korrik treguesi i besimit në ndërtim (TBN), regjistroi rënie me 1.9 pikë përqindje krahasuar me një muaj më parë. “Ky zhvillim u ndikua si nga përkeqësimi i balancës për aktivitetin ndërtues, ashtu edhe nga treguesi për kontratat porositëse. Rënie regjistruan pritjet për punësimin, por edhe ato për çmimet, pas rritjes së dukshme të muajit paraardhës”, vlerëson Banka e Shqipërisë.

Muajt e fundit kostot e ndërtimit po rriten me shpejtësi për shkak të shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit, por edhe mungesës së fuqisë punëtore, si rrjedhojë e emigracionit.
Sipas INTSAT, për 6 mujorin e parë, importet në vlerë të gizës dhe çelikut u rritën me 40% (+8.6 miliardë lekë), ndonësë në sasi ranë me 5.8%.
Edhe alumin u importua 60% më shumë në vlerë (+3.5 miliardë lekë), për pothuajse të njëjtën sasi si e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo kosto pritet të transferohet te çmimet e apartamenteve, ndërkohë që ndërtuesit e punëve publike u siguruan që koston shtesë do ta mbajë buxheti (taksapaguesi), pasi ata do të subvencionohen për rritjen e kostove.

Çmimet e apartamenteve janë rritur me shpejtësi vitet e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i Çmimit të Banesave në vitin 2021 u rrit me 9% krahasuar me një vit më parë. Rritja vjetore e çmimit të banesave rezultoi më e ngadaltë, krahasuar me nivelin 11.3% të vitit 2020. Krahasuar me vitin 2013, çmimet e pasurive të paluajtshme në rang vendi janë rritur me pothuajse 58%.
Rritja e çmimeve deri tani nuk e ka penguar shtimin e ofertës. Ndërtimet nuk kanë ndër mend të ndalen të paktën në afatin e mesëm.
Ndërsa viti 2021 shënoi rekordin e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit të hënë në kryeqytet, që pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do të sjellë një tjetër rekord, duke sinjalizuar beton të mëtejshëm në Tiranën tashmë të mbingarkuar.
INSTAT raportoi se sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhënë në kryeqytet ishte 800 mijë metra katrorë, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, është sa gjysma e dhënë për gjithë vitin 2021./Monitor/

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi/ 140 mln euro për 4 kontrata,  “sekret” vlera për inceneratorët

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi/ 140 mln euro për 4 kontrata,  “sekret” vlera për inceneratorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com