GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

VIDEO, Rritja e çmimeve të fruta-perimeve irriton qytetarët në Vlorë: Qeveria të vërë dorën në zemër

12:14 - 18/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO, Rritja e çmimeve të fruta-perimeve irriton qytetarët në Vlorë: Qeveria të vërë dorën në zemër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në gamën e gjerë të problematikave në vend, së fundmi kanë qenë qytetarët e Vlorës ata të cilët kanë ngritur zërin sa i takon rritjes së çmimeve të Fruta-Perimeve dhe ushqimeve të tjera. Në një intervistë për Gijotina.com qytetarët janë shprehur të revoltuar se mundësia për të përballuar është pothuajse zero, në krahasim me pensionet e pagat që ata marrin. Më konkretisht njëri nga banorët shprehet se fajtor për këtë situatë është padyshim qeveria e cila, duhet të “vejë dorën në zemër”, e të marrë masa.

“Shumë të larta çmimet, çfarë të themi të gjitha frutat perimet ushqimet. Me 130 mijë që marr unë nuk i përballoj dot asnjëherë. Çfarë të themi në tani, të vërë zemrën në dorë qeveria”, është shprehur një banor.

E ndërsa theksojmë se ka edhe pensionistë e të moshuar, që për arsye shëndetësore specifike e kanë të nevojshme konsumimin e zarzavateve, por me rritjen e çmimeve, mundësia për t’i blerë është e papërballueshme.

“Çmimet janë shumë të larta shumë shumë të larta, në pensionistët nuk i përballojmë dot. Hymë në treg të pyesësh për ndonjë gjë të gjitha janë rritur. Nga tregu i shumicës tek tregtarët këtu është rritur çmimi. Unë jam në pension koprative marr 80 mijë lekë të vjetra, më thuaj ti a përballohet? Unë jam diabetik, jam i detyruar të ble perime, po si t’i përballojmë këto çmime”, është shprehur një tjetër banor.

Po ashtu burime për Gijtoina.com bëjnë me dije se produkti vjen i shtrenjtë nga vetë furnitorët, ndaj është krijuar kjo situatë. Këta të fundit theksojnë se perimet që janë rritur në çmim, janë kryesisht domatja e zarzavatet jeshile.

“Ne i marrim atje të shumicat ushqimet, rritet çmimi atje i rrisim dhe ne me 100 lekë këtu. Sa më lirë ta marrim neve e sa më lirë të shesim, aq me mirë vene edhe për popullin që blen. Nuk janë rritur të gjitha, domatja e disa perime të tjera, zarzavatet jeshile. Nuk ka shumë xhiro se nuk kanë njerëzit lekë. Duhet të kenë rroga sikur pensionistët të kishin rrogën 500 mijë lekë, nipër e mbesa e të gjithë do i mbanin, do kishte blerje më shumë” , është shprehur furnitorja.

Është e disata herë që qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve të fruta-perimeve nëpër tregje. / A.L gijotina.com /

Etiketa: perimeVlore

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
Nga 4 tetori lehtësohet lëvizja për në Britani, ambasadori Smith: Njihet pasaporta e vaksinimit

Nga 4 tetori lehtësohet lëvizja për në Britani, ambasadori Smith: Njihet pasaporta e vaksinimit

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com