GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rritja e numrit të aksidenteve, shkak sinjalistika

10:57 - 21/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Rritja e numrit të aksidenteve, shkak sinjalistika
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e sotme përkon më Ditën Botërore të viktimave nga aksidentet rrugore. Lidhur me këtë tematikë janë organizuar disa aktivitete, me synim sensibilizimin mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Shefi i Qarkullimit Rrugor të qarkut Berat, Ali Yzeiri, gjatë takimeve me nxënës të shkollave, theksoi se qëllimi i aktiviteteve të sotme, është sensibilizimi i nxënësve për njohjen e sinjalistikës rrugore, mënyra e dhënies së ndihmës së shpejtë, rregullat për zbritjen nga mjetet apo kalim të rrugës. Yzeiri ka pranuar mungesën e sinjalistikës rrugorë, duke theksuar se ka kërkuar nga 5 bashkitë e qarkut Berat, rinovimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, si dhe sinjalizimi i drejtuesve të mjeteve për akset problematike.

“Edhe pse gjatë këtij viti numri i viktimave tē aksidenteve rrugore është ulur në krahasim me një vit më parë,numri i të plagosurve është rritur me 5%. Ne kemi kërkuar nga të pesta bashkitë e qarkut Berat që të rinovohet sinjalistika horizontale e vertikale në të gjithë qarkun si dhe të vendosen në akset problematike pengesat”-,ka thënë Yzeiri.

Aksidentet rrugore në Shqipëri vijnë me tendencë rritjeje krahasuar me një vit më parë. Këtë e tregojnë dhe shifrat e publikuara nga INSTAT, ku vërehet një rritje prej 13,8% të aksidenteve rrugore në dhjetëmujorin e vitit 2021, krahasuar me vitin 2020. Dhjetëmujori i vitit 2021 paraqitet me një rritje prej 13,8 %, ku numërohen 1.151 aksidente rrugore nga 1.011 aksidente të ndodhura në dhjetëmujorin e vitit 2020.

Aksidentet rrugore shkaktohen nga shpejtësia mbi normat e lejuara, moszbatimi i rregullave të qarkullimit, mungesa e sinjalistikës në disa rrugë, si dhe nga infrastruktura e rënduar në disa pjesë të rrugëve. Ndërsa një pjesë e madhe e tyre shkaktohen nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në orët e vona të natës dhe vijnë nga konsumimi i alkoolit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara.

Përkthyer në shifra, 32% e aksidenteve rrugore në Shqipëri ndodhin si shkak i shpejtësisë mbi normat e lejuara, të drejtuesve të automjeteve, ndërsa 24 % për shkak të manovrave të ndryshimit të drejtimit të mjetit.

Burim aksidenti nuk mbeten vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe kalimtarët, të cilët nuk respektojnë vizat e bardha apo ndërpresin rrugën e automjeteve befasisht.

Specialistët e policisë rrugore kanë përcaktuar si shkaktarë të aksidenteve edhe afrimin e pakujdesshëm të mjetit, marrjen e kthesës në mënyrë të pakujdesshme, parakalim i gabuar, frenim i papritur apo mosrespektimi i sinjalistikës dhe semaforëve.

Një tjetër problem shqetësues që sjell aksidente, mbetet edhe mungesa e sinjalistikës në disa rrugë.

Problem mbetet dhe marrja e ndihmës së shpejtë nga ambulanca, pasi mungojnë korsitë në rrugë për kalimin e automjeteve në rastet e emergjencave. Kjo sjell shpesh herë vonesa të ambulancave, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të aksidentuar.

Në muajin Tetor 2021 numërohen 127 aksidente rrugore nga 108 aksidente të ndodhura në muajin Tetor 2020, duke u rritur me 17,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në muajin Shtator 2021 numërohen 105 aksidente rrugore nga 138 aksidente të ndodhura në muajin Shtator 2020, duke u ulur me 23,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëntëmujori i vitit 2021 paraqitet me një rritje prej 13,4 %, ku numërohen 1.024 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.

Në muajin Gusht 2021 numërohen 134 aksidente rrugore nga 130 aksidente të ndodhura në muajin Gusht 2020, duke u rritur me 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tetëmujori i vitit 2021 paraqitet me një rritje prej 20,1 %, ku numërohen 919 aksidente rrugore nga 765 aksidente të ndodhura në tetëmujorin e vitit 2020.

Në muajin Korrik 2021 numërohen 114 aksidente rrugore nga 130 aksidente të ndodhura në muajin Korrik 2020, duke u ulur me 12,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtatëmujori i vitit 2021 paraqitet me një rritje prej 23,6 %, ku numërohen 785 aksidente rrugore nga 635 aksidente të ndodhura në shtatëmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin Qershor 2021 numërohen 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin Qershor 2020, duke u rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për shkak të masave kufizuese në qarkullim në Qershor 2020, krahasimi i numrit të aksidenteve paraqitet me një rritje më të lartë gjatë këtij muaji. Për rrjedhojë edhe krahasimi gjashtëmujor paraqitet me një rritje prej 32,9 %, ku numërohen 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin Maj 2021 numërohen 120 aksidente rrugore nga 75 aksidente të ndodhura në muajin Maj 2020, duke u rritur me 60,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për shkak të masave kufizuese në qarkullim në muajin Maj 2020, krahasimi i numrit të aksidenteve paraqitet me një rritje më të lartë gjatë këtij muaji. Për rrjedhojë edhe krahasimi pesëmujor paraqitet me një rritje prej 40,3 %, ku  numërohen 547 aksidente rrugore nga 390 aksidente të ndodhura në pesëmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin Prill 2021 numërohen 104 aksidente rrugore nga 51 aksidente të ndodhura në muajin Prill 2020, duke u rritur me 103,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për shkak të mbylljes (lockdoën) në vitin 2020, rënia e aksidenteve ishte e madhe. Kështu që krahasimi me këtë vit jo normal për shkak të pandemisë ka sjellë një rritje të lartë gjatë këtij muaji. Në katërmujorin e parë të vitit 2021, numërohen 427 aksidente rrugore nga 315 aksidente të ndodhura në katërmujorin e parë të vitit 2020, duke u rritur me 35,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2021 numërohen 119 aksidente rrugore nga 65 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2020, duke u rritur me 83,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për shkak të mbylljes (lockdoën) në vitin 2020, rënia e aksidenteve ishte e madhe. Kështu që krahasimi me këtë vit jo normal për shkak të pandemisë ka sjellë një rritje të lartë gjatë këtij muaji. Në tremujorin e parë të vitit 2021, numërohen 323 aksidente rrugore nga 264 aksidente të ndodhura në tremujorin e parë të vitit 2020, duke u rritur me 22,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Shkurt 2021 numërohen 79 aksidente rrugore nga 106 aksidente të ndodhura në muajin Shkurt 2020.

Në muajin Janar 2021 numërohen 125 aksidente rrugore nga 93 aksidente të ndodhura në muajin Janar 2020, duke u rritur me 34,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Etiketa: 20202021Aksident rrugorInstatkreu i qarkullimit rrugorKryesore1ndergjegjesimsinjalistike

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“Protesta e fermerëve, legjitime”, Rama për investimet: Jeni out!

“Protesta e fermerëve, legjitime”, Rama për investimet: Jeni out!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com