GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rrjedhja e të dhënave të TIMS, Komisioni Hetimor thërret Berishën, Bashën e Bardhin

në Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Rrjedhja e të dhënave të TIMS, Komisioni Hetimor thërret Berishën, Bashën e Bardhin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS nisi nga puna të martën dhe do të ketë një afat 4 mujor për të konkluduar punën e tij. Kryetari i komisionit, Ervin Salianji prezantoi planin e punës si dhe listën e dëshmitarëve që do të thirren para hetimorit. Sipas planit të hetimeve, emra titullarësh të lartë shtetërorë si kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe paraardhësi i tij, Bledi Çuçi u kërkuan nga opozita për të dëshmuar para komisionit hetimor parlamentar.

Mirëpo, mazhoranca bëri një kundërpropozim duke kërkuar që në cilësinë e personave që kanë dijeni, nisur nga denoncimet publike, të dëshmojnë edhe Sali Berisha, Lulzim Basha e Gazment Bardhi. Kërkesë e cila duket se ka gjetur dakordësinë e kryetarit të komisionit, Salianji.

BalkanWeb ka siguruar planin hetimor të komisionit parlamentar të TIMS-it ku krahas emrave të Ramës, Ballës, Çuçit, drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, paraardhësit të tij Gledis Nano e drejtuesve e ish-drejtuesve të SHISH, janë miratuar si dëshmitarë edhe emrat e përfaqësuesve demokratë.

“Komisioni rezervon të drejtën që ne Planin e Hetimit të thërrasë për të dëshmuar çdo person apo funksionar tjetër që ka dijeni rreth objektit të hetimit, dhe që rezulton i përfshirë në këtë çështje nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar”, thuhet në shkresën e firmosur nga Ervin Salianji.

 

 

Hetimi konsiderohet i hapur dhe Komisioni do të përfundojë veprimtarinë e tij brenda afatit të caktuar me vendim të Kuvendit 21 Korrik 2024.

“Mbi bazën e Planit Paraprak të Hetimit dhe propozimet e ekspertëve ligjorë, Kryetari i propozon Komisionit për miratim projektvendimin “Për miratimin e Planit të Hetimit të Komisionit Hetimor” brenda afateve të parashikuara nga ligji. Me qëllim hartimin e Planit të Hetimit dhe realizimit të veprimeve të përcaktuara në këtë Plan Paraprak Hetimi, Komisioni, nëpërmjet Kryetarit, mund të kërkojë të dhëna dhe dokumente të tjera nga titullarët e institucioneve publike, si dhe të kryejë çdo veprim sipas nenit 15 dhe 17 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit””, thuhet në planin e detajuar hetimor të komisionit parlamentar të TIMS-it.

Tims1
Tims2
Tims3
Tims4

Hetimori për TIMS-in

Opozita pretendon se janë bërë ndërhyrje në sistemin TIMS dhe të dhënat iu janë vënë në shërbim segmenteve të krimit të organizuar. Në mbledhjen e parë të komisionit hetimor parlamentar për TIMS-in, Ervin Salianji u shpreh se vendit i është bërë një dëm i madh teksa ka raportime për ndërhyrje të paligjshme dhe rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS, regjistri i hyrje-daljeve në pikëkalimet kufitare të vendit. Sipas tij, ndërhyrjet në sistem janë bërë për qëllime të caktuara që të dhënat t’iu jepen grupeve kriminale. Gjatë replikave me socialistin Xhemal Qefalia, Salianji u shpreh se “dëshmitarët do të gjenden dhe ata nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë”.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje me rritjen e çmimit të sheqerit. Të gjithë personat thirrur janë persona që kanë lidhje me ngjarjet. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi. Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do ti gjejmë ata do ti kapim ata para publikut dhe do ti çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”, deklaroi të martën, Ervin Salianji.

“Të dhënat u morën me USD”/ Çfarë ka ndodhur me sistemin TIMS?

Opozita ka ngritur ngriti pretendime se të dhënat personale, më konkretisht ato të bazës së TIMS-it janë vjedhur. Sipas denoncimeve që erdhën edhe nga ekspertë të IT, të dhënat ishin marrë me një USB nga brenda Policisë së Shtetit. Fillimisht ishte ambasada amerikane në Tiranë e cila i kërkoi Qeverisë shqiptare një hetim. Konkretisht, i ngarkuari me punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell, zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, pas shqetësimeve mbi raportimet se ka pasur ndërhyrje në sistemin TIMS. Ai kërkoi një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm, duke theksuar rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. Ndërhyrja në sistemin TIMS, përveçse çështjes së mbrojtjes të të dhënave personale, ngre edhe problematikën e rendit dhe sigurisë në vend, pasi këto të dhëna mund të bien në duart e elementëve kriminalë.

Fill pas kësaj opozita reagoi duke thënë se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor. Ndërsa AMP ka bërë një denoncim në Prokurori ndaj Forcës Operacionale.

Opozita ka artikuluar dyshime për ndërhyrje të paligjshme dhe rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS, regjistri i hyrje-daljeve në pikëkalimet kufitare të vendit.

Sistemi TIMS është një bazë të dhënash që administrohet nga Policia e Shtetit në cilësinë e kontrolluesit dhe hyrja në të duhet të jetë e autorizuar.

Lajme të lidhura

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!
Breaking Views

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26
‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Para
Berisha: Ato që di Veliaj e bëjnë Ramën të paloset brenda gjysmë ore

Berisha: Ato që di Veliaj e bëjnë Ramën të paloset brenda gjysmë ore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetpadişahbetmatbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş