GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore2

Rrugët “alla Lefter”/ Bulqizë, tender 2.2 mld lekë pa garë

13:01 - 17/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Një vit më parë ai harxhoi miliona lekë për ndërtimin e rrugës me strukturën alla Lefter

Një vit më parë ai harxhoi miliona lekë për ndërtimin e rrugës me strukturën alla Lefter

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Bulqizë do të kujtohet gjithmonë si kryebashkiaku i rrugëve të çuditshme me shpenzime të mëdha. Aktualisht Lefter Alla ka nisur njw fushatw ndwrtimesh me fondet e bashkisw. Mw datë 16 nëntor 2022, Lefter Alla ka mbyllur një tender abuziv, me të cilin planifikon të rikonstruktojë rrugën “Topojan”. Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-45725-10-13-2022 dhe objekt “Sistemim Asfaltim i Rrugës Topojan”. Ky projekt është regjistruar nga Open Data si tender me “Flamur të kuq” sepse ka mungesë konkurrence.

Në dokumentet e publikuara evidentohet se, që nga data e njoftimit të tenderit, deri në mbylljen e garës ka paraqitur ofertë vetëm kompania “SELAMI SHPK”. Këtu nisin edhe shkeljet e para të Lefter Allës, i cili e ka shpallur këtë kompani fituese pa garë.

Ndërkohw, vërehet se fituesi ka paraqitur ofertë me vlerë 11. 628 130,00 lekë, sa 90% e fondit limit. Pra, kryebashkiaku ka shkelur pikën për konkurrencën dhe fondin limit në ligjin e prokurimeve.

Patjetër që bie në sy edhe fondi 120 milionë lekë të vjetra që do të shpenzohet për këtë tender. Sepse projekti në fjalë është për shtrimin e një rrugë, që në fakt është në përmasat e rrugës që kemi paraqitur në foto. Me pak fjalë një rrugicë! Të paktën shpresojmë këtë herë të bëhet sipas standardeve.

2.1 miliardë lekë për Rrok Gjokën

Lefter Alla ka gjetur bashkëpunëtorin më të mirë për të kryer punët gjysmake. Pas projektit për rrugën, në të njëjtën ditë Bashkia Bulqizë ka mbyllur pa garë edhe prokurimin për ndërtuar njw impiant tw pwrpunimit të ujërave të zeza. Tani që po i mbaron mandati u kujtua Lefteri ta “zgjidhw” kwtw problem! Po, në fakt e zgjoi nga gjumi Rrok Gjoka, i cili njihet mirë për punët me tw meta që ka kryer në disa projekte. Kujtojmë se kompania e tij “Gjoka Konstruksion” mori miliarda lekë për rrugën e Arbrit dhe nuk iu përmbajt kontratës me MIE-në.

Ndërsa, gjithashtu është përcaktuar si një nga kompanitë që merret me ndërtimet për Unazën e Madhe. Tashmë Gjoka nuk ka lënë pa marrë para edhe nga bashkitë e vogla. Kështu në tenderin që po flasim në Bulqizë kanë paraqitur ofertë edhe 4 kompani të tjera.

Por, Lefter Alla  i ka skualifikuar me justifikimin se nuk kanë deklaruar numrin e fuqisë punëtore që duhet për këtë projekt. Kështu, menjëherë tenderi i është falur kompanisë “Gjoka Konstruksion”.

Rruga e çuditshme

Një vit më parë ai harxhoi miliona lekë për ndërtimin e rrugës me strukturën alla Lefter. Sikur duket dhe në foto, kjo është rruga e paparw ndonjëherë.

Por, asaj kohe Alla jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por tha se “Kam qeshur edhe vetë me memet. Po, zotërinj, po! Me vetëm dy fadroma që kanë punuar pa pushim në shtatë ditë të javës bëmë atë që s’ishte bërë në pothuajse tre dekada nga paraardhësit e mi në detyrë. Me vetëm dy fadroma të bashkisë arritëm tek të gjithë, duke vlerësuar njeriun e dinjitetin e tij, e duke përçmuar çdo praktikë të shëmtuar që ndër vite i ka kategorizuar atë në të nënës e të njerkës“, ka deklaruar ai asaj kohe.

Dhe çudia më e madhe tre ditë zgjat në Shqipëri, ashtu kaloi edhe ky rast. Pa asnjë kërkesë llogarie, pa asnjë  masë të marrë nga instancat përkatëse. Epo, si duket Alla ka përfituar nga ky tolerim dhe vazhdon me projektet e tij për rrugë. Sigurisht, duhen para` përpara zgjedhjeve!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimBashkia BulqizeLefter AllaSelami Shpktender

Lajme të lidhura

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin
Breaking Views

Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin

16:37 - 25/03/26
Para
Trau në Divjakë, Braçe për Kumbaron: Kërcënoi zyrtarët e Bashkisë

Trau në Divjakë, Braçe për Kumbaron: Kërcënoi zyrtarët e Bashkisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek
Aktualitet

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

21:34 - 30/03/26

Një ngjarje e rëmdë ka ndodhur në Volos të Greqisë, me protagonist një shqiptar. Policia greke ka arrestuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

21:24 - 30/03/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët…

Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët…

20:42 - 30/03/26
Balluku me “popullin” në Fier/ Pasi e shpëtoi nga arrestimi, Rama e dërgon deputeten në bazë

Balluku me “popullin” në Fier/ Pasi e shpëtoi nga arrestimi, Rama e dërgon deputeten në bazë

20:21 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com