GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rrumbullaku lëshon dorën, 600 milionë lekë për makina me qira

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrumbullaku lëshon dorën, 600 milionë lekë për makina me qira
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka nisur detyrën e re me shpenzime luksi. Me datë  5 dhjetor 2022, drejtori ka firmosur një tender i cili mban vlerën 600 milionë lekë. Ndërsa ka harxhuar pak javë më parë miliona euro për databazën e Policisë së Shtetit, tashmë po merr makina me qira. Fillimisht për këtë tender është lënë në dispozicion fondi prej 46,310,400 lekë. Por, me sa duket kompania fituese “Tirana Auto” sh.p.k ka kërkuar më shumë para për ofrimin e këtij shërbimi.

Kështu, Rrumbullaku duke u justifikuar me faktin se ky tender kërkon shërbimë më të zgjeruara që ndahen në lote, kostoja për këtë pjesë rritet me 100 milionë lekë. Dhe shpenzimi përfundimtar do të jetë 55,572,480 lekë të reja.

 

2.4 milionë euro në tetor

Ky është tenderi i dytë që zhvillon Policia e Shtetit në pak javë  për makina me qira. Pasi me datë  24 tetor 2022, Rrumbullaku ka firmosur një tjetër tender për të njëjtin objekt “makina me qira për Policinë e Shtetit. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference “REF-46056-10-14-2022” dhe qëllim “Marrje me qira operacionale të autovetuarave në shërbim të Policisë së Shtetit” .

“Afati i shërbimit do të jetë: 48(dyzet e tetë) muaj nga momenti i dorëzimit të mjeteve. Lëvrimi i mjeteve duhet të bëhet brenda 150 ditëve nga data e lidhjes së kontratës”, thuhet në dokument. Por, pa filluar akoma marrja e këtyre makinave, Rrumbullaku porositi të tjerat. Dy tenderë me vlera të larta në pak javë lënë për të dyshuar! Shtojmë edhe këtu faktin se Policia e Shtetit është e kompletuar me makina, për gjithë sektorët, shërbimet, makina të personalizuara zyrtare për të gjithë drejtuesit, shefat e madje dhe për sekretaret e tyre.

Loja që nisi nga Nano

Në fakt loja e makinave me qira nisi që në kohën kur Policia e Shtetit drejtohej nga Gledis Nano. Pasi edhe ky i fundit ka bërë një tender për marrje makinash me qira për 4 vite e vlerë 5.2 milionë Euro. Ndërkohë që 5 tenderë të tjerë me afat 4 vite e me vlera nga 3 milionë Euro janë në zbatim.

Këto fakte, për marrje makinash me qira, kur policia ka makina me bollëk. Të cilat kanë kushtuar shumë ose janë dhuruar nga strukturat partnere ndërkombëtare. Po krijohen dyshime, se edhe drejtori Muhamet Rrumbullaku e ka firmosur këtë lloj tenderi me qëllime abuzimi me fondin.

Madje, vlen të kujtojmë se tenderi i makinave me qira, që merr policia qysh prej vitit 2017 kur ministër ishte Fatmir Xhafaj dhe drejtor Ardi Veliu. Po vazhdon si “traditë’ në çdo 6 muaj dhe 1 vit. Nëse hapen letrat, do të rezultojë se është aferë më e madhe se vjedhja 10 milionë Eurove në tenderin e uniformave të policisë, që firmosi Ardi Veliu.

Esmeralda Hida

Lexo edhe: Shkarkimi i Gledis Nanos nga Policia e Shtetit, zbulohet kush që do e zëvendësojë (EMRI)

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: makina me qiramewhmet rrumbullakupolcia e shetit

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Eliminimi nga Botërori/ Gjermania mendon zëvendësimin e Hansi Flick

Eliminimi nga Botërori/ Gjermania mendon zëvendësimin e Hansi Flick

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26

Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para deputetëve të Partisë...

Lexo më shumë
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com