GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rrumbullaku merr makina me qira, u jep 2.8 mld lekë Dulakëve dhe Budinës

11:33 - 18/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrumbullaku merr makina me qira, u jep 2.8 mld  lekë Dulakëve dhe Budinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit pajiset me mjete si në SHBA dhe BE, ndërsa krimi vazhdon si në Kolumbi. Kështu, preokupimi i drejtorit Muhamet Rrumbullaku është të shtojë flotën e makinave. Në fakt, rritja e kriminalitetit është një pretekst më shumë për kreun e Policisë që të bëjë harxhime të fondeve në favor të miqve.

Kështu me 13 mars 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, drejtuar nga Muhamet Rrumbullaku, ka nënshkruar kontratën për të marrë makina me qira.

Konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Marrje me qira operacionale të autoveturave në shërbim të Policisë së Shtetit”. Nuk përcaktohet në kontratë se sa makina do të blihet, por vlera që do të shpenzohet për to kap vlerën  2.8 miliardë lekë me TVSH. E pafalshme të shpërdorohen kaq shumë lekë për qira makinash, kur me këtë fond mund të bliheshin minimalisht 800 makina të reja!

Me sa duket Rrumbullaku qenka i apasionuar pas shpejtësisë në tokë dhe në ujë.

Kujtojmë se në këto muaj ka derdhur miliarda lekë vetëm për t’u blerë  policëve Jet-Ski të shpejta, motorë uji dhe tani makina moderne.

Përveç faktit se bën shpenzime marramendëse për shërbime të panevojshme dhe që nuk po ndikojë aspak në përmasimin e performancës së policisë, Rrumbullaku nuk iu ndahet bashkëpunimeve me sipërmarrës të privilegjuar dhe të paracaktuar që të fitojnë tenderët.

Këtë kontratë. Rrumbullaku ua ka falur vëllezërve Dulaku dhe Florian Budinës. Konkretisht, vetëm bashkimi i operatorëve  ANTIGONE RENTALS” shpk dhe “ALBANIA MOTOR COMPANY”  kanë paraqitur ofertë. Kështu, Rrumbullaku që tani ua mori dorën tenderëve me “Red Flag” (sipas monitorimit nga Open Data) nuk e ka menduar dy herë që të firmosë fitoren pa garë të Dukalut dhe Budinës.

Firma ANTIGONE RENTALS” shpk është në pronësi të  Florian Budinës. Edhe pse kjo firmë nuk posedon asnjë licencë për të kryer shërbimet që ka në qëllim, ka mundur të fitojë shumë tenderë të shtrenjtë nga institucionet qeveritare.

 

Ndërsa firma  “ALBANIA MOTOR COMPANY”  është nën administrimin e Ardian Dulakut.

Në të dhënat e QKB tregohet se kjo firmë është një degëzim i kompanisë “INER” e cila ka bashkëpronarë vëllezërit Genc, Ardian dhe Artan Dulaku.

Dulakët që në fund të vitit 2022, duket se i kanë rregulluar sërish marrëdhëniet me qeverinë, pas disa përplasjeve që patën me kryebashkiakun Veliaj. Dhe, që atëherë cilitdo projekt i kanë vënë gishtin, e kanë fituar pa asnjë pengesë, dhe bëhet fjalë për kontrata me miliarda lekë!

Lexo edhe: Sako, 30 mln lekë pa garë Dulakut, që t’i pasqyrojë “punën” në TV

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Ardian DulakuArtan DulakuFlorina BudinaGenci Dulaku

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Kolapsi i bankës amerikane ka dëmtuar rëndë aktoren e Hollywood-it

Kolapsi i bankës amerikane ka dëmtuar rëndë aktoren e Hollywood-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com