GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shembet rruga e Sevasterit/ U shpenzuan 1.5 mld lekë për mirëmbajtje, Berberi shton edhe 220 mijë €

14:03 - 02/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rruga e Sevasterit në Vlorë ka thithur 1.5 miliardë lekë për t’u mirëmbajtur, përveç kostos së rikonstruktimit 3 vjet më parë.

Rruga e Sevasterit në Vlorë ka thithur 1.5 miliardë lekë për t’u mirëmbajtur, përveç kostos së rikonstruktimit 3 vjet më parë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rruga e Sevasterit në Vlorë ka thithur 1.5 miliardë lekë për t’u mirëmbajtur, përveç kostos së rikonstruktimit 3 vjet më parë. Projekti për këtë rrugë regjistrohet në listën e rrugëve që paguhet me shumë para nga Thesari i Shtetit për ta mirëmbajtur. Megjithatë, sërish rruga është në gjendje të amortizuar dhe kreu i ARRSH, Ervis Berberi po i xhiron dhe 220 mijë euro të tjera.

Me datë 27 shkurt 2023, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike tenderin me objekt “emergjencë, shembja në aksin Qafë Dushk – Sevaster, km 8.5”.

Fondi për këtë procedurë është 22.392.647 lekë me TVSH ose rresh 220 mijë euro (me TVSH). Dokumentet janë dërguar me urgjencë në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku specifikohet se janë “punime ndërtimi për rrugë të rrëshqitshme”.

Nuk e vëmë në dyshim se situata mund të jetë më keq se kaq në këtë aks rrugor! Pikërisht këtu është edhe kleçka e vjedhjes. Pasi, sipas rregullit, nëse rruga pëson rrëshqite apo dëmtim të tjera për shkaqe të ndryshme, qoftë natyrore apo jo, është firma që paguhet për mirëmbajtjen ajo që duhet të mbulojë punimet. Sepse, në specifikimet teknike thuhet mjaft qartë se firma duhet që të rregullojë rrëshqitjet, ndërsa e mirëmban edhe në pjesët e tjera përbërëse.

1.5 mld lekë mirëmbajtje

Paratë janë dhënë, por Berberi me miqtë e tij i kanë mbaruar paratë e marra! Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-65454-07-14-2020, i firmosur nga Ervis Berberi me datë 15 tetor të vitit 2020. Ky prokurim ka si objekt  “Mirëmbajtje rutinë me performancë Salari – Sevaster + rruga Sevaster – qafe Dushk + rruga Sevaster – Kalivac + rruga Peshkepi – Gjorm 84 km”. Në këtë kontratë që lidhi Berberi për mirëmbajtjen e rrugës ka shpenzuar rreth 1.5 miliardë lekë.

Tender tani duket qartë se është vetëm një përvetësim i parave pa bërë punën.

Kjo ishte e pritshme, pasi nuk është era e parë që Berberi paguan kompani të favorizuara, që nuk kryejnë detyrimet e kontratës.

Vlen të shtojmë se, edhe tenderin e mirëmbajtjes Berberi e ka nënshkruar duke shkelur rregullat e Prokurimit Publik. Në dokumente tregohet se fondi limit i këtij tenderi ka qenë 155.028.811 lekë të reja pa tvsh. Ndërsa fituesi ka ofruar 155.002.432 lekë të reja pa tvsh. Nëse bëjmë llogaritë, del se diferenca mes fituesit dhe fondit limit është vetëm 260 mijë lekë të vjetra pa tvsh.

Asaj kohe, tetor 2020, në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani dhe diferenca mes ofertave të tyre me njëra-tjetrën është vetëm 95 mijë lekë të vjetra. Fituesi ishte kompania “CURRI” SHPK me pronar biznesmenin Faik Curri. Firma e tij ka përfituar shumë tenderë pa garë nga Berberi për rrugët. Kështu vetëm mirëmbajtja e kësaj rrugë po gllabëron 1.8 miliardë lekë në 2 vjet. Ndërsa ishte parashikuar që gjithçka të zgjidhej me fondin 1.5 miliardë lekë për 4 vite, Berberi në mes të kontratës i qeth edhe 220 mijë euro të tjera!

Lexo edhe: ‘Edi’,si mashtroi berberi nga Shkodra biznesmenin Pëllumb Salillari

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: ARRSHCurri shpkErvis Berberim tender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Tabaku:  McGonigal po hetohet në SHBA, SPAK të veprojë tek ne

Tabaku: McGonigal po hetohet në SHBA, SPAK të veprojë tek ne

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com