GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia bllokon ueb-faqen e një organizate për të drejtat e njeriut

11:30 - 25/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia bllokon ueb-faqen e një organizate për të drejtat e njeriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet ruse bllokuan ueb-faqen e organizatës, OVD-Info, ndryshe vëzhgues i njohur në vend i të drejtave të njeriut që përcjell përndjekjet politike. Sipas kësaj organizate, autoritetet ruse në këtë mënyrë vazhdojnë të shtypin disidentët.

Në anën tjetër, Gjykata Supreme ruse është duke shqyrtuar mundësinë e mbylljes së organizatës tjetër për të drejtat e njeriut, Memorial, e cila po ashtu bashkëpunon me OVD-Info.

OVD-Info, e cila përcjellë protestat e opozitës dhe ofron mbështetje ligjore për viktimat e përndjekjes politike njoftoi se Rregullatori rus për Media bllokoi ueb-faqen e saj në fillim të javës.

“Aktualisht nuk kemi marrë kurrfarë njoftimi dhe nuk e dimë arsyen përse është bllokuar ueb-faqja”, shkroi organizata në një postim në Twitter.

Në regjistrin e ueb-faqeve të bllokuara shkruan se Gjykata e Qarkut në Moskë më 20 dhjetor mori vendimin që “të limitohet” qasja në ueb-faqe. Por, më 25 dhjetor ueb-faqja nuk ishte e qasshme.

Përndryshe viti 2021, shënoi shtypjen historike të opozitës dhe mediave të pavarura në Rusi duke filluar nga burgosja e kritikut më të madh të Kremlinit, Alexei Navalny.

Në muajin shtator, Ministria ruse e Drejtësisë shtoi organizatën OVD-Info në listën e “agjentëve të huaj”, term ky nga epoka sovjetike, derisa organizata e përshkroi këtë vendim si “presion politik”.

Prokurorët rusë, akuzojnë organizatat për të drejtat e njeriut për shkelje të ligjeve dhe arsyetim të terrorizmit duke publikuar lista me të burgosur politikë që përfshijnë edhe figura të kundërshtuara nga autoritetet ruse sikurse, Navalny./ REL

Etiketa: organizateRusia

Lajme të lidhura

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend
Botë

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
Para
Kishin fshehur kanabisin në kofano, arrestohen 2 të rinj në Korçë

Kishin fshehur kanabisin në kofano, arrestohen 2 të rinj në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26

Adriatik Lapaj mendon se rezistenca e tij tre mujore në bulevard ka dhënë një kontribut jo vetëm në riformatimin e...

Lexo më shumë
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com