GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia godet Kievin me dronë disa orë para samitit të NATO-s

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia godet Kievin me dronë disa orë para samitit të NATO-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë kamikazë në Kiev në orët e para të ditës së sotme, thanë zyrtarët ukrainas.

Ky zhvillim ndodhi pak para fillimit të samitit të NATO-s në Lituani, ku diskutimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus dhe marrëdhënia e saj e ardhshme me Aleancën do të jenë tema kryesore.

Para fillimit të samitit, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden planifikon të zhvillojë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Vilnius, më 12 korrik.

Sulmi i fundit me dronë në Kiev, i dyti këtë muaj, u tha se u zmbraps nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla, sipas vlerësimeve fillestare.

“Të gjitha objektivat ajrore që po lëviznin në drejtim të Kievit u shkatërruan nga forcat tona të mbrojtjes ajrore”, tha kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Serhiy Popko, në Telegram.

Mbrojtja ajrore ukrainase tha se kishte shkatërruar 26 nga 28 dronët Shahed të prodhuar nga Irani, të lëshuar nga Rusia.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se mbetjet që ranë nga dronët e shkatërruar shkaktuan dëme të vogla, si xhama të thyer në disa ndërtesa në zonën përreth Kievit.

Në Vilnius, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, njoftoi më 11 korrik se NATO do t’i ofrojë Ukrainës një udhërrëfyes reformash për të lehtësuar anëtarësimin e saj të ardhshëm në aleancë.

Megjithatë, ai sqaroi se ky udhërrëfyes nuk do të përfshijë një afat specifik për pranimin e Ukrainës.

Zelensky më 10 korrik u kërkoi përsëri aleatëve perëndimorë një “sinjal të qartë” mbi perspektivat e anëtarësimit të vendit të tij në NATO.

“Ukraina e meriton të jetë në aleancë. Jo tani, sepse tani ka luftë, por ne kemi nevojë për një sinjal të qartë dhe ky sinjal është i nevojshëm tani”, tha Zelenskiy në një video-mesazh të postuar në Twitter.

Përpara samitit të Vilnius, vendet anëtare të NATO-s mbeten të ndara në qëndrimet e tyre në lidhje me rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në Aleancën ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në një konferencë për shtyp se do të ketë më shumë takime, duke shtuar se nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, por ai është “absolutisht i sigurt se ne do të kemi unitet dhe një mesazh të fortë për Ukrainën”.Moska paralajmëroi përsëri kundër lejimit të Kievit në aleancë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kjo do të kishte një ndikim “shumë, shumë negativ” në sigurinë e Evropës dhe Moskës do të duhet të mendojë për një përgjigje “të vendosur” ndaj asaj që ai e quajti “një rrezik absolut dhe një kërcënim për vendin tonë”.

Presidenti Vladimir Putin ka përmendur zgjerimin e NATO-s drejt lindjes si arsye për vendimin e tij për të dërguar forcat e tij të armatosura në Ukrainë në shkurt 2022.

 

 

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
A do ketë befasi sonte? Ja si pritet të rreshtohen ekipet

Objektiv, mbërritja në fazën e grupeve/ Ballkani nis aventurën në Champions

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com