GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia kërkon që NATO të heq trupat nga Ukraina, diplomati amerikan: Propozime të papranueshme

08:11 - 18/12/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia kërkon që NATO të heq trupat nga Ukraina, diplomati amerikan: Propozime  të papranueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia ka garanci ligjore që NATO të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë, pjesë e një liste kërkesash mbi çështje të sigurisë që dëshiron t’i negociojë me Perëndimin. Moska parashtroi për herë të parë detaje të kërkesave që ajo thotë se janë thelbësore për uljen e tensioneve në Evropë dhe zbutjen e një krize mbi Ukrainën. Vendet perëndimore e kanë akuzuar Rusinë për një sulm të mundshëm, pas dislokimit të një numri të madh trupash ushtarake në kufi, por Moska e ka mohuar se po planifikon një gjë të tillë. Kërkesat e Moskës përmbajnë elementë, të tillë si një veto ruse për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, kërkesë që Perëndimi tashmë e ka përjashtuar si mundësi.

Të tjerat do të nënkuptonin heqjen e armëve bërthamore të SHBA-së nga Evropa dhe tërheqjen e batalioneve shumëkombëshe të NATO-s nga Polonia si dhe nga shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, që dikur ishin nën ish-Bashkimin Sovjetik. Në Uashington, një zyrtar i lartë i administratës tha se Shtetet e Bashkuara ishin të përgatitura për të diskutuar rreth propozimeve, por shtoi: “se në to, ka disa gjëra që rusët e dinë se janë të papranueshme”.

Zyrtari tha se Uashingtoni do t’i përgjigjet Moskës javën e ardhshme me propozime më konkrete mbi formatin e çdo bisedimi. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara i kanë parë propozimet e Rusisë dhe se Uashingtoni po bisedon me aleatët dhe partnerët e saj evropianë mbi këtë çështje.

Të enjten Rusia tha se ishte gati të dërgonte një negociator të qeverisë “në çdo moment” për të nisur bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me garancitë që ajo kërkon. Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se “Nuk do të ketë bisedime që lidhen me sigurinë evropiane, pa aleatët dhe partnerët evropianë”.

Diplomatët e NATO-s i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Rusia nuk mund të ketë të drejtën e vetos për zgjerimin e mëtejshëm të aleancës dhe se NATO ka të drejtë të vendosë mbi qëndrimin e saj ushtarak. “Rusia nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk vendos për çështjet që lidhen me NATO-n“, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Kievi kishte një “të drejtë, ekskluzive e sovrane” për të orientuar politikat e tij të jashtme dhe se vetëm Ukraina dhe NATO, mund të përcaktojnë marrëdhëniet mes tyre, dhe çështjen e anëtarësimit.

Kievi i kërkoi Moskës që të riangazhohej në një proces paqeje në Ukrainën lindore, ku rreth 15,000 persona janë vrarë në një konflikt shtatë-vjeçar mes trupave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Publikimi të premtes i projektmarrëveshjes të propozuar nga Rusia vjen mes të tensioneve në rritje për një shtim të numrit të trupave ruse pranë Ukrainës, gjë që ka ngjallur frikën e një sulmi të mundshëm rus. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO, kanë arritur në një “pikë të rrezikshme”. Ai vuri në dukje se dislokimet dhe stërvitjet e aleancës pranë Rusisë janë një kërcënim “i papranueshme” për sigurinë e saj.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia ka dislokuar më shumë se 90,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe se mund të jetë gati për ta sulmuar atë, gjë që Moska e ka hedhur poshtë. Zonja Psaki tha se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me Rusinë prej dekadash dhe nuk e shohin asnjë arsye se pse mos vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, në funksion të garantimit të stabilitetit. Por ajo përsëriti se një gjë e tillë do të bëhet në partneritet me aleatët evropianë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se presidentët Vladimir Putin dhe Joe Biden, të cilët zhvilluan një bisedë virtuale dyorëshe më 7 dhjetor, mund të bisedojnë sërish përpara vitit të ri, megjithatë ai tha se kjo gjë nuk është vendosur ende.

Etiketa: NATOSHBAUkraine

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
“Beteja” në PD, Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar, Berisha zhvillon referendum

“Beteja” në PD, Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar, Berisha zhvillon referendum

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com