GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rusia përmes Serbisë, provon të nxisë tensione në Kosovë. Ndikimi i saj po rritet vazhdimisht

08:58 - 13/06/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia përmes Serbisë, provon të nxisë tensione në Kosovë. Ndikimi i saj po rritet vazhdimisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se përmes Serbisë, Rusia po provon që ta destabilizojë jo vetëm Kosovën por tërë rajonin e Ballkanit.

Profesorë ndërkombëtarë thonë se duke i nxitur problemet që ekzistojnë në vendet e ish – Jugosllavisë, Rusia synon të përçajë unitetin e BE-së për luftën në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka ndryshuar trendët politikëedhe në Ballkan. Raportet e publikuara nga organizata vendore e ndërkombëtare ndër vite flasin për ndikimin e Rusisë në politikat e vendeve të ish –Jugosllavisë, përmes Serbisë.

Në rastin e Kosovës këtë e ka ushtruar më së shumti përmes dialogut Kosovë-Serbi, duke e provuar ta minimizojë rolin e BE si ndërmjetësues i dialogut. E në anën tjetër edhe Serbia ka kërkuar ndërmjetësimin e Rusisë në këtë dialog.

Trazirat e fundit në komunat veriore të Kosovës, kanë sjellë ndërmjetësuesit amerikanë dhe evropianë, për të bindur qeverinë e Kosovës, që të shtensionojë situatën atje, thonë profesorët ndërkombëtarë.

Profesoresha në Universitetin e Nju Jorkut, Anna Di Lellio, tha për Radio Kosovën se Rusia, përmes Serbisë, provon të nxisë situata tensionuese në Kosovë.

“Kjo është një situatë e re dhe më duhet ta them, që ka një luftë në Ukrainë dhe Rusia do të përdorë Kosovën dhe Ballkanin si “Kalin e Trojës”për ta destabilizuar Evropën.

Pra kjo është mjaft delikate dhe çdo gabim mund të çojë drejt destabilizimit. BE-ja nuk ka nevojë për këtë, as BE-ja e as SHBA-ja, sepse ata janë të përfshirë në një luftë tëmadhe që po ndodh në Ukrainë”, ka thënë Di Lellio.

Stefano Bianchini, profesor i politikës dhe historisë së Evropës Lindore në Universitetin e Bolonjës, thotë për Radio Kosovën se Kosova ka lidhje të ngushtë më SHBA-në dhe mendon që ndikimi rus është kufizues.

“Mendoj që Rusia po i shfrytëzon vetëm problemet e brendshme që janë në rajonin e Ballkanit për të krijuar tensione në rajon. Roli i Rusisë në këtë kontekst është margjinal, sepse është fakt i rëndësishëm që të gjitha vendet e Ballkanit, përjashtuar Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, janë anëtare të NATO-ës. Kosova nuk është anëtare e NATO-s, por është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, kjo krijon kushte që Rusia të ketë rol shumë kufizues, ose periferik në rajon. Rusia mund të përkujdeset që t’i mbajë të ndezur tensionet që tashmë ekzistojnë në rajon, dhe origjina e të cilave thashë, është vetëm lokale”, ka thënë Bianchini.

Ndërsa ekspertë të sigurisë në vend kanë paralajmëruar së ndikimi i Rusisë në Kosovë vazhdimisht po rritet.

Etiketa: KosovaKryesore1ndikimi rusRusiaSerbia

Lajme të lidhura

Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja
Aktualitet

Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja

13:40 - 28/02/26
Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste
Aktualitet

Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

13:24 - 28/02/26
Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët  janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij
Aktualitet

Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij

13:09 - 28/02/26
Para
Për herë të parë në histori, Denver Nuggets shpallen kampionë të NBA-së

Për herë të parë në histori, Denver Nuggets shpallen kampionë të NBA-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja
Aktualitet

Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja

13:40 - 28/02/26

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, lideri opozitar Sali Berisha deklaroi se protesta dhe kryengritja paqësore e opozitës...

Lexo më shumë
Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

13:24 - 28/02/26
Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët  janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij

Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij

13:09 - 28/02/26
“Legjendat flasin” Dikur pjesë e Kombëtares në Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin 2026

“Legjendat flasin” Dikur pjesë e Kombëtares në Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin 2026

12:40 - 28/02/26
Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë

Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë

12:14 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com