GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia: Prigozhin ishte në avionin që u rrëzua, edhe bashkëpunëtori

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënimi Wagner/ Polonia afër mbylljes së kufirit me Bjellorusinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Aviacionit Civil Rus ka konfirmuar se shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin ishte në mesin e 10 personave që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar pasditen e së mërkurës në veri të Moskës. Më herët mediat e huaja raportuan se të gjithë personat e ndodhur në bord kishin vdekur.

Pak më parë, një kanal në telegram që besohet të jetë i lidhur me grupin Wagner tha se Yevgeny Prigozhin ka vdekur. Grey Zone shkroi se ai ishte “vrarë si rezultat i veprimeve të tradhtarëve të Rusisë”.

“Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë”, shkroi Grey Zone në Telegram.

Përplasja e avionit erdhi pak muaj pasi ai e nisi Wagnerin në një marshim drejt Moskës, duke synuar në largimin e Putinit nga pushteti.

Sipas mediave të huaja, Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë ka publikuar një listë të pasagjerëve në bordin e avionit të rrëzuar:

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner

Dmitry Utkin, bashkëthemeluesi i Wagner

Sergej Propustin

Yevgeny Makaryan

Alexander Totmin

Valeriy Chekalov

Nikolai Matuseev

Anëtarët e ekuipazhit ishin:

Aleksei Levshin, komandant

Rustam Karimov, bashkë-pilot

Kristina Raspopova, stjuardesë

Mësohet se bashkëthemeluesi i Wagner dhe aleati i ngushtë i Prigozhin ishte gjithashtu në aeroplanin që u rrëzua sot.

Utkin ka qenë një figurë që ka refuzuar të shfaqet në publik gjatë viteve të fundit, teksa dalja e tij e fundit raportohet të ketë qenë në vitin 2016.

Edhe Grupi Wagner ka deklaruar se Progozhin është vrarë, teksa kanë potencuar se ai ‘u ekzekutua’ nga ‘tradhtarët e Rusisë’.

Etiketa: Kryesore1RusiaWagner

Lajme të lidhura

Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë
Botë

Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë

09:15 - 20/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26
Para
Pushimi nga puna nuk u prit mirë, sulmohet shtëpia e Rubiales

FIFPRO reagon për sjelljen e pahijshme të kreut të RFEF

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore në fokus, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe ministrat në godinën e qeverisë
Aktualitet

Zgjedhjet vendore në fokus, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe ministrat në godinën e qeverisë

11:03 - 20/11/26

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm, në orën 08:00, një takim në ambientet e Kryeministrisë me ministrat dhe...

Lexo më shumë
Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset i vodhën 690 mln lekë pensionistëve të varfër dhe njerëzve në nevojë

Drejtoresha e Postës kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Durrësit ia kalon çështjen GJKKO-së

10:43 - 20/11/26
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

10:04 - 20/11/26
Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit

Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit

09:42 - 20/11/26
UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

09:34 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com