GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia shpall Perëndimin si kërcënim ekzistencial

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ja gabimi fatal i Putin”/ Në kulmin e luftës, diplomati bën deklaratën e fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia miratoi strategjinë e re të politikës së jashtme, në të cilën e shpall Perëndimin si “kërcënim ekzistencial”.

Rusia miratoi një strategji të re për politikën e jashtme, në të cilën Perëndimi shpallet si “kërcënim ekzistencial”. Strategjia e re u bë e nevojshme prej “përmbysjeve aktuale në arenën ndërkombëtare”, deklaroi presidenti Vladimir Putin. Ministri i tij i Jashtëm, Sergej Lavrov, tha se ky është reagimi i Moskës ndaj “natyrës ekzistenciale të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë nga veprimet e shteteve jomiqësore”.

20 shtete si “jomiqësore”

Në fokus të strategjisë së re të politikës së jashtme ruse të shpallur nga Putin është “eliminimi i dominimit” të Perëndimit në politikën botërore. “Federata Ruse synon t’i japë përparësi eliminimit (…) të dominimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera jomiqësore në politikën botërore,” thuhet në dokumentin prej 42 faqesh.

Moska ka klasifikuar rreth 20 shtete si “jomiqësore”. Ndër to janë SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Polonia,  të cilat kanë vendosur sanksione të forta ndaj Moskës për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës.

Kina dhe India aleatë të rëndësishëm

Nga ana tjetër Kina dhe India shpallen aleatë të rëndësishëm të Rusisë në skenën botërore. Dhe në strategji theksohet rëndësia e “marrëdhënieve dhe koordinimit më të thellë me qendrat sovrane dhe miqësore të pushtetit dhe të zhvillimit global dhe në kontinentin Euroaziatik”. Doktrina parashikon gjithashtu zgjerimin e marrëdhënieve me Afrikën dhe Amerikën Latine.

Në të njëjtën kohë edhe aleati i Putinit, sundimtari bjellorus Alexander Lukashenko, deklaroi gatishmërinë e tij për stacionimin e armëve bërthamore strategjike ruse në Bjellorusi.

Etiketa: PerendimrrezikRusi

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
Përfshihet nga flakët makina që transporton para

Përfshihet nga flakët makina që transporton para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e hetimeve mbi dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave kundër...

Lexo më shumë
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com